Korca qyteti im

Në Vithkuq për Shën Gjergj
reportazh nga Fatos Buxhaku

Vetëm 25 kilometra mbi asfalt. Vetëm kaq duhet të udhëtojmë që nga Korça për të mbërritur në Vithkuq, në fshatin e njohur të “Evëtarit” të Naum Veqilharxhit. Ndokush prej nesh, që udhëton për herë të parë këtej, merr frymë i lehtësuar. Kush e di se sa larg e kujtonte fshatin! Bashkë me ne udhëton Gjikë Kurtiqi, njeri i njohur i letrave. Gjikën e kemi mik të vjetër. E kemi njohur me kohë në Tiranë. Vetëm vonë e kemi marrë vesh se është nga ky fshat dhe se tani e kalon një pjesë të mirë të kohës në vendlindje. Nuk ka pak që ka nxjerrë në qarkullim një libër të tijin mbi historinë e fshatit. Një libër dhe një mik i vjetër në fshatin e tij, a ka shoqërues më të mirë se kaq?

Pasi kemi bërë nja 12 kilometra mbi rrugën Korçë-Ersekë, kalojmë një urë që vendasit e quajnë Ura e Floqit, nga emri i fshatit përballë, dhe pastaj marrim djathtas në një rrugë disi më të ngushtë, por gjithsesi të asfaltuar.

Fshati i parë që hasim është Bellovoda, një bashkim shtëpish të gurta, që popullohen nga vllehë, punëtorë të pashoq. Është pranverë dhe, të mësuar me klimën e Tiranës, kemi ardhur të veshur ca si hollshëm, porse kemi gabuar. Në këto anë stinët kanë ritme të tjera. Ngado shohim kumbulla që kanë çelur, por herë pas here një shi i imët na kujton se edhe ndonjë dëborë “e lehtë” nuk do të ishte ndonjë habi. Termometri i makinës shënon hera-herës edhe 6 gradë. Kur thotë diçka më tepër, marrim frymë të lehtësuar. I kalojmë disa kthesa mes kodrave në ngjyrë të thellë të kuqe. Nga vjen emri Vithkuq? Kjo është pyetja e parë që i bëjmë Gjikës, ndërsa makina vazhdon të ecë përpara drejt fshatit të tij. “Ka një teori, sipas së cilës emri i fshatit vjen nga vidhi i kuq, i cili në kohë të vjetra paskësh qenë rritur shumë këtyre anëve - thotë Gjika - është edhe mendim tjetër, sipas të cilit fshatarët që zbrisnin në Korçë për pazar i kishin vithet e kuqe, ngaqë mbi shajakun e tyre ishte ngjitur balta e njohur e kuqe e këtyre anëve. Tani vendoseni vetë se cili mendim është më i drejtë”. E kemi të vështirë të vendosim. Do të mbajmë anë kur të lexojmë që në librin e shkruar nga vetë Gjika, Vithkuqi shënohet disa herë “Bythkuq”.

Teksa vazhdojmë të ecim përmes kodrave të kuqe, është shfaqur befas para nesh një liqen i stërmadh. Është rezervuari i Gjançit. I rrethuar nga malet, që mbajnë ende dëborë, ai na duket si një liqen i mrekullueshëm alpin. Ky rezervuar, i krijuar andej nga mesi i viteve ‘70 të shekullit të shkuar, mbledh ujërat që vijnë nga të gjitha anët nga krahina e Vithkuqit dhe i dërgon ato poshtë, në fushën e Korçës. Me ujin e tij është mbajtur bujqësia për shumë kohë në këto anë. Një hidrocentral i vogël, ai i Bellovodës, punon me ujin që vjen prej tij. Bie një shi i imët dhe i ftohtë, por ne nuk mund të mos ndalojmë për pak kohë në anë të hapësirës së pamat ujore. Disa pemë kanë mbirë krejt mbi ujë, ndonjëra madje mu në mes të liqenit. Thuhet se ky liqen ka aq shumë ujë, saqë, larg qoftë, nëse do çahej diga e tij, atëherë do të përmbytej krejt fusha e Korçës, madje uji do të mbërrinte deri në Berat. Kohë më parë u pat folur në shtyp për këtë rrezik, por më pas qetësia mbuloi çdo gjë. Njësoj si kjo që po shijojmë ne në këtë pranverë të lagur vithkuqare.

Për pak kohë rrimë e diskutojmë se sa mirë do të ishte sikur krejt brigjet e liqenit të ishin populluar nga shtëpi druri të vogla, se sa mirë do të ishte në këtë vend për të kaluar pushimet e për t‘i shpëtuar vapës mbytëse të qyteteve tona. Rrimë e fantazojmë ca vërtet, por askush prej nesh nuk e gjen shkakun përse ende nuk ka turizëm të zhvilluar në këto anë. Kjo pyetje do të na dalë përpara edhe herë të tjera gjatë këtij udhëtimi. Kemi kaluar edhe Leshnjën, një fshat i madh, tokat e të cilit dikur ishin pronë e Manastirit të Shën Pjetrit.

“Ky është Osumi”, bën me dorë, në krah të makinës tonë, Gjika. Në fillim çuditemi, të mësuar me lumin që kemi parë në Berat, por pastaj e mbledhim mendjen. Në fakt, ç‘do lumë lind kështu, si një fije e hollë uji dhe pastaj vjen e shtohet duke marrë me vete “shokët e tij”. Herë pas here, pritat, që i kanë bërë njerëzia, e bëjnë rrjedhën e ujit të duket vërtet një lumë që ta meritojë emrin. Pastaj vijmë në portat e fshatit Vithkuq. Një urë e vjetër e gurtë, njësoj si krejt ato të kohës së Turqisë, është ende në këmbë. Përbri saj kalojnë makinat mbi një urë të re. Shumë prej tyre mbajnë targa të huaja. Janë të rinjtë e Vithkuqit. Jetojnë në emigracion. Kanë ardhur në fshat duke shfrytëzuar pushimet e Pashkëve. Ura e vjetër, elegante mbi Osum, quhet “Ura e Zotos”, por vithkuqarët e kanë më për mbarë t‘i thonë “Ura e Madhe”. Zoto quhet fisi që banonte diku këtu afër. Ata e kanë ndërtuar urën me paratë e mbledhura nga ndonjëri prej tyre në emigracion. Pastaj na duket sikur kemi hyrë në një tunel. Pemët kanë bashkuar kreshtat e tyre njësoj sikur të duan të mbrojnë kalimtarët poshtë tyre nga gjërat që hedh qielli. Për pak minuta jemi në qendër të Vithkuqit.

Nga Veqilharxhi tek urata

Njeriu i parë që “takojmë” është Naum Veqilharxhi. Autori i njohur i të pares abetare të shqipes, “Evëtarit” të 1844. Busti i tij, i realizuar kohë më parë nga Odhise Paskali, shikon me të njëjtët sy të ngrirë që prej kohësh patriotët e tij që lëvizin në qendër të fshatit. Këta, të mësuar me bashkëfshatarin e tyre të famshëm, nuk ia hedhin sytë edhe aq shumë. Kanë të tjera punë për të kryer në këtë paradite prilli. Ngjitur me bustin e Naumit është një ngrehinë e madhe e gurtë. Është kisha e Shën Nikodhimës, shenjtorit vithkuqar, të cilit iu pre koka në Berat në 1709. Kisha është ndërtuar vetëm këto vitet e fundit. Bashkë me Gjikën ndezim nga një qiri. Mbase Shën Nikodhimi do të na ndihmojë duke e pushuar atë shiun e gjysmë të ngrirë, që nuk po na lë të punojmë rehat.

Po në qendër ndodhen komuna dhe shkolla. Në shkollë ndjekim një orë fizkulture. Palestra është ndërtuar e re. Një vendas ia ka bërë dhuratë shkollës së fshatit të tij. Në këto anë bamirësia është kthyer në një si traditë. Turtulli, bamirësi më i famshëm për Korçën, ishte pikërisht prej këndej. Shoqata e emigrantëve vithkuqarë në Southbridge, pranë Bostonit, ka ngritur shkollën e dikurshme, ndërtuar çezma e kalldrëme, madje ka paguar edhe paja nusesh.

Ndërsa djem e vajza lozin volejboll, ne trokasim në një dhomë disi më të heshtur. Janë dy klasa të fillores bashkë, e para dhe e treta. Mësueses së re i duhet herë të flasë për germën “X” dhe sigurisht për xixëllonjën dhe herë të flasë për trupin e njeriut, zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Vithkuqi ka një traditë të lashtë arsimore. Por tani, nga ikja e njerëzisë, shkolla, ku dikur gumëzhinin zërat e qindra nxënësve, është një ndërtesë që i ngjan më shumë një muzeu ku ruhen kujtimet. Sikur të mos ishin ata të paktët fëmijë, heshtja do ta kishte mbuluar këtë vend.

Shiu nuk ka ndërmend të pushojë. Ata qirinjtë që ndezëm në Shën Nikodhima ende nuk kanë funksionuar, kështu që vendosim të hyjmë në brendësi të fshatit. Vithkuqi ka tri lagje: Saraqin, Dukasin dhe Grekasin. Pikërisht në këtë lagjen e fundit buajmë në shtëpinë e Vasil Rrapos. Është një shtëpi tipike vithkuqare, e gurtë dhe e rrethuar nga të katër anët nga arra të stërmëdha. Ca më sipër shtëpisë së Xha Vasilit gurgullon uji i një kroi. Gjika ka numëruar më shumë se 100 kroje në fshatin e tij, por ka shumë gjasë që të jenë më tepër. Vithkuqi është i rrethuar nga të gjitha anët me ujë. Xha Vasili në të ritë e tij ka qenë partizan, pastaj ka punuar si përgjegjës i stacionit hekurudhor në Durrës, por shumicën e jetës e ka shkuar këtu, në fshatin e tij. I ati i tij, i porsakthyer nga emigracioni në SHBA, pat shërbyer do kohë si përkthyes dhe kuzhinier për misionin anglez në 1944. Xha Rrapo i mban mend mirë historitë e luftës: Shtabin e Përgjithshëm, anglezët, djegiet e fshatit, të vrarëtâ€¦ “Po ti vetë a ke vrarë ndonjë gjerman?”, e shpotisim ne xhaxhanë e mirë. Xha Rrapo nuk e merr me të keq. “Jo more djem - thotë me sy të qeshur - unë isha korrier. Mirrnja letrat që këtu dhe i shpija në Panarit, se atje vajti shtabi më vonë. Kisha pushkë, po vetëm një herë e shkrepa. E ku ta vrisnja gjermanin deâ€¦!?”. Pastaj shton krejt serioz: “Po luftë është bërë ama, njerëz janë vrarë dhe fshati u shkatërrua fare”. Xha Vasili i ka mbushur 84 vjetët. Në librin e tij Gjika ka shënuar një listë të gjatë pleqsh e plakash që, në mos e kanë kaluar shekullin, i janë afruar shumë atij. “Shekullorët” i ka quajtur Gjika pleqtë e shumtë jetëgjatë të Vithkuqit. Këtu, një 75-vjeçar konsiderohet ende një “burrë në moshë”. E pyesim xha Vasilin për sekretin e jetëgjatësisë së vithkuqarëve. Ai, si sheh një herë matanë penxheres nga ku duken degët e rënda të një arre të madhe, thotë thjesht: Uji, ushqimi, ajri. Qëndrojmë një copë herë në oborrin e paqtë të shtëpisë ku banon xha Vasili. Nga “ashefi”, sikurse i thonë dhomës së vogël ku gratë gatuajnë dhe bëjnë punët e shtëpisë, dëgjohet një trokitje e thatë. Është avlemendi ku jetë e mot janë thurur qilimat e leshtë. Nusja e shtëpisë nuk e ka humbur kohën kot. Si ka pritur miqtë e ardhur nga larg, i është vënë sërish punës. Ndahemi me xha Vasilin në pragun e shtëpisë. E shoqja, Liria, një plakë e imët gjithnjë e qeshur, psherëtin: Eh, more djem, si nuk qëndruat edhe ca. Na e gëzuat shtëpinë!

Vetëm ca metra më larg, në një oborr të mbushur me lule, dallojmë siluetat e holla të dy të moshuarve të tjerë. Është Ligor Shorja me të shoqen. “Xha Golja”, sikurse e njohin të gjithë në fshat, është bashkëmoshatar me xha Vasilin. Është mbase specialisti më i njohur i blegtorisë në krejt zonën. Xha Golja na rrëfen se si me tufat e bagëtive ka udhëtuar me javë të tëra nga Vithkuqi në trevat e Vlorës e deri më larg, në Konispol. Dimërimi i bagëtisë ka qenë profesioni i tij i parë. Pastaj, me t‘u ngritur kooperativa, ai ka qenë shefi i këtyre punëve. “Nuk i kam ndarë kurrë njerëzit në shefa dhe punëtorë - na thotë - andaj kam shkuar mirë me të tërë. Sikur të doja ndonjë edhe mund ta ndëshkoja ashpër. Ishin kohë të egra dhe mund ta pësonte keq. Por unë nuk u ndjeva. Me shembullin tim i bëra të tërë të ndjeheshin të barabartë. Ndaj edhe tani që kanë kaluar shumë vjet, ndjehem mirë mes njerëzve të fshatit tim. Askush nuk ma bën me gisht. Ja përse preferoj të jetoj këtu dhe jo në Korçë, ku kam djalin”. Biseda shkon që nga koha e shtegtimeve të mëdha të tufave të bagëtive, te lufta, emigracioni - Xha Golen, babai emigrant në SHBA e ka lënë jetim kur ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa tani një djalë tjetër i tij jeton në Filadelfia - te “shekullorët” e Gjikës. Xha Golja i përsërit ata faktorët tashmë të njohur që e shtojnë jetëgjatësinë: ujin, ajrin, ushqimin, por shton dhe përsërit edhe një tjetër. “Mos harroni punën djema. Pa të nuk ka jetë”, na thotë. Të lagur e të mardhur, në anë të sobës me dru të xha Goles, e vrasim mendjen: Po të punojmë si sot, a do të na shtohet ndonjë ditë nga jeta?

Ka nisur të bjerë muzgu. Bashkë me Gjikën ngjitemi mbi një kodër, që vendasit herë i thonë “spitali” e herë të tjera “komanda”. Këtu e kemi fshatin si në pëllëmbë të dorës. Një ndërtesë e gjatë, e braktisur që prej shumë kohësh, ka qenë dikur qendra e vendit. Këtu u vendosën, për aq pak kohë sa mundën, me radhë, italianët, partizanët, anglezët. Rreth saj, në 1944-ën është zhvilluar një betejë e ashpër. Gjika flet dhe ne mundohemi të përfytyrojmë se si gjermanët e rrethonin fshatin duke iu afruar në qetësinë e tij. Gjika na rrëfen një histori të çuditshme. “Një skraparlli - na thotë ai - kishte ardhur në këto anë për të shitur rrush. Si mbaroi punë, u shtri e fjeti në gardhin që ishte atje përtej. Vonë natën dëgjoi krisma. Partizanët ishin të rrethuar. Skraparlliu si pa që plasi lufta, iu përgjigj me plumba të shtënave, andej nga ana e gjermanëve. Kjo u dha kohë partizanëve që të shpëtonin. Ishte një akt heroik. Skraparlliu e kishte shumë të lehtë të ikte e të fshihej nëpër përrenjtë që rrethojnë kodrën, por preferoi të luftonte. Tani është shpallur dëshmor”. Në kohë të turbullta paska qenë shumë e lehtë të shpallesh dëshmor. Nganjëherë, mjafton të të dalë gjumi nga krismat e armëve.

Në të ngrysur shkojmë në lagjen Sareq. Ngado jemi të rrethuar me ujë. Ujë në anë të rrugës së vjetër, ujë në qendrat e vogla të lagjes, ujë nëpër shtëpitë e fshatarëve. Priftin e fshatit, Dhimitraq Priftin, e gjejmë në shtëpi. Sa po bëhet gati për të shkuar në kishën e Shën Gjergjit. “Shën Gjergjin e kemi nesër - na thotë - po shkoja në kishën që mban emrin e tij, po ju urdhëroni brenda. Djali im quhet Nesti. Këtë të diel që shkoi kishim emrin e tij”. Me uratën diskutojmë gjatë. Ai është pasues i një familjeje me traditë në shërbim të kishës. Si i thyejmë ca vezë Pashke me Nestin e vogël, marrim udhën e kthimit. Natën e kalojmë në një hotel të paqtë e të pastër, te “Konstandini”. Mëngjesin tjetër zgjohemi që herët nga kënga e bilbilave, që na duken sikur kanë vërshuar në dhomë.

Ndër kisha të vjetra

Shën Nikodhima ka vënë dorën në zemër për lutjet tona. Shiu nuk është më. Herët në mëngjes shkojmë në Kishën e Shën Gjergjit. Urata ka nisur meshën dhe qirinjtë shkojnë dorë më dorë. Kjo kishë është relativisht e re. Kështu quhen këtu kishat që janë ndërtuar nga shekulli XIX e mbrapa. Fshatarët nisin e vinë një nga një në kishën e gurtë.

Me të mbaruar mesha takohemi sërish me uratën. Këtë herë në të dalë të fshatit, në Kishën e Shën Mëhillit, apo më shkurt, të Shën Millit. Kjo është një nga të paktat kisha të vjetra të mbetura në këmbë që nga koha e lavdisë së Vithkuqit-qytet.

Në Shën Mëhill zhytemi në një atmosferë të magjishme. Jemi të rrethuar ngado nga afreske që janë ruajtur relativisht mirë. Kisha është prej kohësh “Monument Kulture”. Ajo ka përfunduar së ndërtuari në fund të shekullit XVII dhe muret e saj janë pikturuar nga mjeshtrit Qirko dhe Panajoti. Ikonat e ikonostasit të saj janë punuar nga mjeshtrit më të mëdhenj të ikonografisë shqiptare: David Selenicasi, vëllezërit Zografi dhe Konstantin Shpataraku.

Përbri saj në varreza na bën përshtypje një kryq i madh. Vithkuqarët e quajnë “Varri i Pagëzimit”. Mihal Grameno, i sëmurë nga tuberkulozi, qëndroi ca kohë në Vithkuq. Këtij kryqi i kushtoi një nga veprat më të mira të tij. Sipas legjendës, një dhëndër i ri u bë me djalë për herë të parë. Kërkesa e tij këmbëngulëse ishte që ta pagëzonte djalin në gjuhën shqipe. Kjo ishte një punë fort e ngatërruar, sepse më parë duhej marrë leja e mitropolitit në Korçë. Ishte acar, foshnja motake nuk arriti të mbijetonte. Vdiq në pragun e kishës. Pas tij vdiqën me radhë e ëma dhe dy gjyshërit. Në fund, në varrin e përbashkët u vendos edhe i ati, që mbijetoi edhe për pak kohë. Kryqi i gërryer nga koha është ende në këmbë, simbol i një kohe kur jeta në këto anë kishte kuptim krejt tjetër.

Bashkë me uratën ngjitemi në Manastirin e Shën Pjetrit. Kjo godinë është restauruar kohët e fundit. I ndërtuar mes viteve 1764-1773, ky ka qenë një ndër më të njohurit e më të mëdhenjtë e zonës së Korçës. Tradita e panairit rreth mureve të tij vazhdon edhe sot. Dikur kishte 50 dhoma (konakë), 500 kokë dhen, prona, 25 dyqane në Korçë, një ikonostas të larë në flori, që kishte kushtuar sa një fshat i tërë, një bibliotekë të pasur ku ruheshin disa nga vëllimet e pazëvendësueshme të Voskopojësâ€¦ Endemi ca kohë qark afreskeve që mbahen ende. Puna restauruese ka shpëtuar një pjesë fort të mirë.

Në krah të kishës së vjetër na bën përshtypje një kishë e vogël. Urata na shpjegon se është “qimiteri” që u kushtohet shenjtorëve Damian e Kozma, një lloj kishe në dyshemenë e së cilës varroseshin njerëzit që shprehnin dëshirën të ishin sa më pranë vendit të shenjtë të fshatit të tyre. Deri para disa dekadash paska qenë zakon që në një ditë të caktuar besimtarët të kalonin një natë mes skeleteve të radhitur bukur. Kështu mendohej se duke e takuar vdekjen, e duke u njohur me të, jeta do të ishte edhe më e gjatë. “E mbaj mend natën që kam kaluar këtu me gjyshen time”, thotë Gjika, njësoj sikur të thotë një gjë krejt të zakontë. Muret e kishëzës janë të pandriçuara. Urata na tregon se ku është një paraqitje e panjohur e Shën Nikodhimës, shenjtorit vithkuqar. Shenjti i ri na duket më pak modern a heroik sa jemi mësuar ta shohim gjetiu.

“Po këtu poshtë uratë, çfarë ka?”, e pyesim shoqëruesin tonë. “Pa zbrit një herë dhe hidh një sy”, na thotë urata me qetësi. Si kemi zbritur do shkallë druri, ndjehemi të rrethuar nga errësira. Pastaj befas dikush prej nesh ndez një çakmak dhe ne e shohim veten të rrethuar ngaâ€¦ qindra skelete. I kanë ndarë më vete, kafkat mënjanë dhe gjymtyrët, që bëhen edhe më të gjata se ç‘janë nga drita e qirinjve, në anën tjetër. Të vdekurit duken krejt të paqtë në atë lumturinë e tyre të amëshuar. Kemi dëgjuar aq shumë histori të vjetra këto ditë, sa që ndarja me ta na duket si një ndarje me të njohur të vjetër.

Pastaj, të shoqëruar nga kryeplaku, Petraq Shore, shohim me radhë vendin ku dikur ishte shtëpia e Veqilharxhit, hidrocentralin e parë në Shqipëri, një rezervuar ku troftat bëjnë garë kush e kush të hidhet më lartâ€¦ “Ah, sikur të mund të shkruanim më gjatë”, psherëtin njëri prej nesh, duke parë nga Gjika. Ky tashmë e ka bërë një libër për këtë vend krejt të pazakontë. Dhe pastaj na vjen ndër mend sërish ajo pyetja e parë: Përse ky vend i mbushur plot ujëra, liqene e lumenj, njerëz të mirë, klimë e ajër të mrekullueshëm, itinerare të mundshme, kuzhinë si prej qëmoti, ushqime që vijnë nga një botë ende e pandotur, kisha plot histori, ka mbetur ende jashtë turizmit? Përgjigjja është vetëm një rrudhje supesh. Askush prej nesh nuk di të thotë një përgjigje të saktë. Mbase këtë duhet ta dijë ndokush tjetër.

(Autori falënderon veçanërisht zotin Koço Gjilo dhe miqtë e tjerë vithkuqarë, për ndihmën dhe mirësinë e rrëfyer gjatë realizmit të këtij reportazhi)

HISTORIA

Shkëlqimi dhe rënia e një qyteti

Vithkuqi ndodhet 25 kilometra në Jugperëndim të Korçës. Është qendër e një komune që përfshin veç tij edhe fshatrat: Lubonjë, Rehovë, Rroshanj, Gjanç, Leshnjë, Shtyllë, Panarit, Treskë, Trebickë, Katund, Stratobërdhë, Grabockë dhe Çemerricë. Territori i komunës kufizohet me Voskopojën, Oparin, Skraparin, Përmetin dhe Kolonjën. Vetë fshati ka sot 250 familje, me afër 1000 banorë. Vithkuqi ndodhet 1200 metra mbi nivelin e detit. Temperatura mesatare vjetore është 12 gradë Celsius.

Shenjat e para të jetës në këtë krahinë datojnë që nga shekulli IV para Krishtit. Varre antike, mbeturina fortifikimesh dhe tuma e lidhin këtë qytetërim me atë që lulëzonte poshtë dhe në Veri të saj, në Fushën e Korçës.

Vithkuqi përmendet në regjistrimet osmane të shekullit XV si pronë e Iljaz Bej Mirahorit, themeluesit të Korçës. Kulmin e zhvillimit e arrin në shekujt XVII-XVIII kur, thuajse njësoj si Voskopoja, arrin të shndërrohet në një qendër të fuqishme qytetare, me ekonomi dhe arsim të zhvilluar. Asokohe popullsia e tij arrinte deri në 15 mijë banorë. Qyteti kishte 24 kisha dhe dy manastire. Pastaj, pak nga pak, erdhi shkatërrimi. Vithkuqi u bë pre e anarkisë feudale, që i përfshiu krejt këto krahina në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XX. Ai u dogj dhe u plaçkit tri herë brenda 52 vjetëve. Goditjen e parë e mori në vitin 1781. Këtë herë qyteti u godit rëndë, por duket se u mbajt disi. Për herë të dytë u godit në 1819 dhe u trondit fort. Goditja e tretë, ajo e 1823-shit, duket se ka qenë vdekjeprurëse. Thuajse të gjithë vithkuqarët u larguan nga qyteti i djegur dhe i plaçkitur. U vendosën nga pak kudo: që nga Sinja e Beratit, në Korçë, Dukat, Vuno e Himarë, Pogradec e Opar e deri në Bullgari (Mandrica), Greqi, Hungari, Rumani e Ukrainë. Vithkuqarët mendojnë se banorët e një fshati në periferi të Athinës, Borisht, nuk janë gjë tjetër veçse pasuesit e banorëve të dikurshëm të lagjes Borisht, rrënojat e së cilës ende duken në këmbë të Manastirit të Shën Pjetrit. Në qytetin që ende nxirrte tym mbetën vetëm 10-12 familje. Një qytet kishte marrë fund, kishte lindur një fshat.

Fshati ka pasur një emigracion shumë të zhvilluar. Vithkuqarët kanë qenë ndër të parët shqiptarë që u vendosën në SHBA, në Southbridge afër Bostonit. Të pakta janë këtu familjet që nuk kanë pasur kënd në emigracion.

Në 1936 këtu u ndërtua hidrocentrali i parë në Shqipëri. Ky është në punë ende sot e kësaj dite. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fshat qëndroi disa kohë Shtabi i Përgjithshëm partizan dhe një mision anglez. Në korrikun e 1943-shit pikërisht këtu u formua Brigada I, me komandant Mehmet Shehun dhe komisar Tuk Jakovën. Nuk ishte e thënë që fshati t‘u shpëtonte djegieve edhe në shekullin XX. Ai u dogj dy herë nga italianët dhe gjermanët. 250 shtëpi të vjetra, 9 kisha të kahershme, 5 dyqane, hoteli, shkolla u rrënuan plotësisht. 5 mijë kuintal drithëra, 2 mijë kuintal tagji dhe 2 mijë krerë bagëti u zhdukën pa lënë gjurmë.

Nuk mjafton një faqe gazete për të rreshtuar të gjithë vithkuqarët e famshëm të vjetër e të rinj. Ata janë aq shumë sa qëâ€¦ megjithatë dy prej tyre janë më të njohurit: Nikollë Deda ose Shën Nikodhima dhe Naum Bredhi-Veqilharxhi. I pari, shenjt ortodoks shqiptar, i dyti themelues i arsimit shqip. Të dy e kanë arritur shkëlqimin e dikurshëm të Vithkuqit.

Mbi Shën Nikodhimën dihet fare pak, vetëm një legjendë thuajse e errët mbi jetën e tij. Thuhet se që i ri u largua nga Vithkuqi dhe u vendos në Berat, ku punoi do kohë si rrobaqepës. Thuhet se u marros pas vajzës së bukur të një myslimani të pasur. Që t‘i kërkonte dorën duhej të ndryshonte më parë fenë. Dhe kështu bëri, si u konvertua në “turk”, sikurse i thoshin asokohe, u martua me beratasen e bukur. Por lumturia nuk ka vazhduar gjatë. Niko Dhima në një moment brerjeje ndërgjegjeje braktis gruan, rikthehet në fenë e tij të parë dhe merr udhën për në malin Athos, ku vishet murg. Pas një farë kohe kthehet në Berat, ku predikonte kundër atyre që konvertoheshin në myslimanë. Murgu ish-mysliman i tërboi fare pashallarët e Beratit. Këta e burgosën dhe i bënë presion që të kthehej edhe një herë në Islam. Ky nuk pranoi. I prenë kokën më 10 korrik 1709. Për shpirt të tij është ndërtuar në qendër të Vithkuqit një kishë e re. S‘kishte se si të ndodhte ndryshe. Një shenjt i ri ka kishë të re.

Naum Bredhi-Veqilharxhi është një nga simbolet e Vithkuqit të kohës së ndritur. Ai lindi në lagjen Bredh (që sot nuk ekziston më) në 17 dhjetor 1797. Asokohe qyteti ishte në kulmin e lulëzimit. Pa mësimeve të para në vendlindje, ku pati si mësues dy të njohur të tjerë, Kostë Cepin dhe Jani Evstratin, emigroi shpejt për në Rumani, ku kishte shumë të afërt. Këtu studioi për juridik, por duket se më pas ka punuar si ekonomist a llogaritar, nga mbiemri i dytë që i shtoi vetes (osmanisht: veqilharxh = ekonomist, administrator). Ky është i pari shqiptar që u kujtua se një komb që të quhet i tillë duhet të ketë një gjuhë të shkruar dhe që kjo të ndodhë, i duhet një alfabet. “Fort i përdorçim Evëtar shqip” u botua për herë të parë në 1844. Dy vjet më vonë vdiq në Stamboll, në rrethana të paqarta. Legjenda mbi helmimin e tij është ende e besueshme. Alfabeti i krijuar nga Veqilharxhi kishte 32 germa. Ai nuk arriti të merrte përdorim të gjerë. Megjithatë vithkuqari Naum nisi i pari rrugën e gjatë e të ndërlikuar të shqipes së shkruar.

(Për më gjerë shih: Gjikë Kurtiqi, Vithkuqi i 24 kishave dhe 100 krojeve, Libri i Parë, Shoqata “Naum Veqilharxhi”, Tiranë 2008)

Një Mecenat në kohërat e sotme shqiptare
Pak fjalë dhe për Koço Kostën

KORÇE- Shpesh kur duam të cilësojmë ndonjë ministër, dinjitar të lartë apo biznesmen të fuqishëm, si përkrahës dhe mbështetës, të artit dhe të artistëve, na kujtohet emri i Mecenatit. Këtij personaliteti historik të Romës së lashtë, bashkëkohës dhe mik i perandorit të madh Oktavian August, i cili u bë i famshëm pikërisht, falë dashurisë dhe mbështetjes së tij ndaj artit dhe artistëve. Ky emër i madh, pra Mecenati, mu ngallit në tru kur dëgjova për herë të parë, për mbështetjen që ju bën, artistëve dhe shkrimtarëve z. Bujar Leskaj, ish-ministër i Kulturës dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. E kam fjalën konkretisht, për aktivitetin e ndarjes së çmimeve, para disa muajsh, që dega e L.Sh.A. Vlorë, ju akordoi shkrimtarëve dhe artistëve më të spikatur të zonës. Ai me bujarinë e tij, (ashtu siç ka dhe emrin) jo vetëm që i mbështeti moralisht, por edhe materialisht ata. Gjest ky, që tregon më së miri për prirjet e tij biofile, vetëdijen e një njeriu të qytetëruar dhe me vizion. Edhe në qytetin e Korçës, (përveç veprimtarive të tjera) ka kohë që organizohet i njëjti aktivitet, nën logon, “Vjeshtë letraro-artistike në Boboshticë´´ ku Dega e Lidhjes ndan çmime të përvitshme, për të gjithë ata krijues që janë dalluar gjatë vitit. Kjo për dy arsye, e para për të evokuar, figurat më të ndritura të artit dhe të historisë së regjionit tonë dhe e dyta për të vlerësuar në mos materialisht të paktën moralisht ata që kontribuojnë, në fushën e artit dhe të kulturës. Ashtu si z. Bujar Leskaj në qytetin e Vlorës, në Korçë rolin e Mecenates e ka luajtur prefektja e qarkut prof. dr. Elfrida Zefi, e cila me dashamirësinë dhe humanizmin e saj, ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e pazëvendësueshme e artistëve dhe e shkrimtarëve të Qarkut. “Të përkrahësh artin dhe letërsinë, do të thotë t’i japësh dinjitet, pasurisë dhe pushtetit tënd”, kështu thotë Niçe. Pikërisht në këtë kontekst dhe për këto arsye besoj, ishte edhe shkrimi i z. Leskaj në një prej gazetave të përditshme shqiptare, me titullin aq domethënës “Absurdi i kohës absurde´´, i cili merrte shkas nga vepra e fundit e shkrimtarit të shquar, Koço Kosta. Pikërisht në këtë shkrim mësova edhe për dhurimin nga ana e tij e tetëdhjetë kopjeve të romanit “Nata e Sofie Kondilit´´, gjë e cila tregon dëshirën e tij, për të ndarë me miqtë dhe dashamirësit e shumtë, kënaqësinë që i ka falur arti i madh i Koço Kostës.

Pak fjalë për Koço Kostën

Është e pa mundur që me këtë rast të mos shkruaj edhe dy fjalë për këtë personalitet të letrave shqipe. Koço Kosta, ky artist i anatemuar dikur prej regjimit komunist, ky njeri dinjitoz që jetën e tij të trazuar dhe plot privime e shndërroji në mrekulli veprash të magjishme dhe sidomos përvojën e tij estetike e sublimoj në kryeveprat si “ Nata e Sofie Kondilit´´ dhe “ Absurdi´´, është pa dyshim një prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë. Nuk di pse ky njeri me talentin dhe durimin e tij aspak të zakonshëm më ngjan me një gdhendës virtuoz diamantesh. Me një demiurg pagan që si prej hiçit, krijon një realitet më të vërtetë se vetë realiteti, duke ju qasur deri, thelbit të botës dhe të jetës njerëzore. “Arti është gjendje ´´, konstaton Shopenahuri, dhe pikërisht kjo thënie e këtij filozofi të madh, më është kujtuar, kur kam përjetuar leximin e veprave të mësipërme të K. Kostës. Pasuria gjuhësore, struktura e veprave, universaliteti i personazheve, njohja e skutave më të thella të shpirtit njerëzor e sidomos e botës së brendshme të femrës shqiptare me specifikat dhe fatin e saj tragjik, më sugjestionuan dhe më tronditën njëkohësisht. Natyrisht të gjitha këto nuk janë aspak të rastësishme. Lipset kulturë, pasion i pa epur dhe një dashuri e madhe për të mundur të plazmosh një roman si “Nata e Sofie Kondilit´´. Një natë e shndërruar në një jetë dhe një jetë e jetuar në një natë. Natë e pa fundme si vetë universi, ku shkuljet e pasionit, humnerat e ankthit,tragjizmi dhe absurdi, ngërthehen e bëhen një, duke ngjizur kështu Iliadën moderne të dashurisë. Nuk di pse absurdin e asaj kohe më vjen ta përfytyroj si një tumor malinj, metastazat e të cilit ( edhe mbas heqjes së tij) ende vazhdojnë të gjallojnë në trupin e shoqërisë shqiptare. Metastaza të cilat kërkojnë një terapi të guximshme, një investigim dhe pastrim të kujdesshëm, përndryshe mund të bëhen sërish agresive dhe vdekjeprurëse. Pikërisht këtë kërkon edhe shkrimtari e intelektuali Koço Kosta.

Është e habitshme nganjëherë, se si mediokritetet promovohen me zulmë e pompozitet, ndërsa kryeveprat kalohen gati në heshtje. Në këtë rast s’na mbetet gjë tjetër veçse të risjellim edhe njëherë në mëndje fjalët e vyera të një filozofi gjerman. “Në këtë botë, ajo që vlen nuk vlerësohet dhe ajo që vlerësohet nuk vlen´´…

Kryetar i L.SH.A, Korçë

Më shumë kujdes mbetjeve ushqimore
Sipas të dhënave të OKB-së, parashikohet që në vitin 2050 popullsia e botës të arrijë në 9 miliardë banorë. Një rritje e tillë do të ushtrojë presion të fuqishëm në shtimin e prodhimit global të ushqimeve.

Do të duhet të prodhohen më shumë ushqime me ndikim sa më të paktë në mjedis. Nga shkenca do të kërkohen teknika e teknologji të reja kultivimi. Kështu, po bëhen përpjekje për të krijuar varietete të reja bimësh, që mund mbillen e japin produkte ushqimore edhe në toka të ftohta, në kushtet e ngricave si dhe në kushtet e thatësirës në shkretëtira. Shqipërisë, për të përballuar presionin ushqimor, në të ardhmen do t’i duhet të shfrytëzoje më me efektivitet tokën jo vetëm në zonën fushore, por edhe në atë kodrinor-malore, ku rezervat janë të mëdha.

Por rritja e prodhimit ushqimor nuk do të ketë asnjë kuptim nëse ai nuk do të përdoret me efektivitet, duke mënjanuar humbjet dhe shpërdorimet. Sot në botë sasi marramendëse ushqimesh shpërdorohen. Sipas Mariann Fishcer Boel, këshilltare për bujqësinë dhe zhvillimin pranë Komisionit Evropian, çdo vit evropianet shpërdorojnë sasi të pabesueshme ushqimesh. Kështu, në Francë sasia e ushqimeve që shpërdorohen çdo vit mund të ushqente pjesën e popullsisë së uritur në Republikën e Kongos, ndërsa sasia e ushqimeve që përfundon në kazanët e plehrave në Itali, mund t’i jepte fund urisë në Etiopi. Dhe kjo nuk përfundon me kaq. Në Britaninë e Madhe supozohet se rreth një e treta e totalit të ushqimeve hidhet në plehra, dhe kjo u kushton anglezëve mbi 13 miliardë euro në vit. Por dëmet nuk ndihen vetëm në portofolin e konsumatorit. Koston e paguan shtrenjtë edhe mjedisi, përderisa çdo vit nga mbetjet ushqimore çlirohen në atmosferë miliarda tonë gazra, që rritin efektin “serrë”.

Por si qëndron puna me shpërdorimin e ushqimeve në Shqipëri? Në pamje parë, meqenëse vendi ynë importon sasi të konsiderueshme ushqimesh, që llogariten jo më pak se 500 milionë euro në vit, krijohet ideja se te ne nuk duhet të ketë shpërdorim ushqimesh. Në fakt, te ne, sidomos vitin e fundit, është vënë re forma më e shëmtuar e shpërdorimit të ushqimeve: ajo e lënies në derë të prodhuesit të mijëra kuintalë produkteve bujqësore, si: qepë, patate, mollë, grurë (e theksuar kjo në rrethin e Korçës) për shkak të mostërheqjes nga tregu vendas, në një kohë kur të njëjtat produkte kanë hyrë lirisht nga importi. Kur pyet zyrtarë se pse lejohet kjo gjendje, përballë të vënë ekonominë e tregut të lirë. Por treg i lirë nuk do të thotë kurrsesi treg kaotik dhe i pakontrolluar. Tregu i lirë nënkupton në radhë të parë një treg të orientuar në sasi dhe lloje produktesh dhe që realizohet me orientimin e fermerëve për prodhimin mall nga vetë tregu. Për ta arritur këtë, shteti nëpërmjet levave të tij duhet të nxitë krijimin e pikave të grumbullimit, dhe pse jo krijimin e shoqatave për shitjen e produkteve bujqësore.

Nuk mund të ngelet jashtë përgjegjësisë në përdorimin me nikoqirllëk të ushqimeve edhe tregu me pakicë. Kështu, ne s’e kemi parasysh që një numër gjithnjë e më i madh familjesh, për shkak të emigracionit apo të mënyrës së re të jetesës, përbehen nga një ose dy persona, në një kohë kur shumica dërmuese e ushqimeve ambalazhohen për familje me katër persona. Nga ana tjetër, magazinimi i keq dhe paqartësia që vazhdon të mbizotërojë në etiketa, sidomos me datat e prodhimit e të skadencës, shtojnë sasitë e mbetjes së ushqimeve.

Nënat dhe amvisat tona të brezave të kaluar kanë pasur traditë përdorimin me nikoqirllëk të ushqimeve. Ato dinin të komandonin me përpikëri si psonisjet në pazar, ashtu dhe gatimin e saktë. Ishte rast i jashtëzakonshëm në familjet tona që të flakej gjellë e gatuar, ajo do të ruhej me kujdes ose do të rigatuhej, edhe pse atëherë mungonin mjetet e sotme ftohëse. Veçanërisht shumë të kujdesshme tregoheshin nënat dhe gjyshet tona me fëmijët e vegjël për t’i edukuar që të mos bënin thërrime. Por kohët kanë ndryshuar, rritja e mirëqenies ka bërë që këto tradita e zakone të harrohen dhe, si rrjedhojë, të rritet edhe shpërdorimi i ushqimeve.

Në gjithë Evropën po ndërmerren nisma, veçanërisht nga pushteti vendor, për kufizimin e mbetjeve ushqimore. Në Britaninë e Madhe, ku kjo heshtje është trajtuar si politike, gjatë një fushate dyvjeçare pune llogaritet të jenë kursyer 137 mijë tonë ushqime, shifër kjo e barabartë me 325 milionë euro. Si rrjedhojë, është shmangur dhe lëshimi i 600 mijë tonë gazrave në atmosferë.

Në Shqipëri hesapeve të tilla ende nuk u kemi hyrë, por nëse synojmë të hyjmë në Evrope, duhet të mendojmë e punojmë si evropianë edhe në fushën e kufizimit të mbetjeve ushqimore.

Suedezët, 1,5 milionë euro për tregjet inekzistente
Projekti që 7 vjet më parë. Nuk dihet ku përfunduan paratë, në vend të tyre kafene

KORÇE- Që qeveria suedeze po binte në “kthetrat e mashtrimit” të qeverisë socialiste shumë njerëz të mençur e kuptuan që në vitin 2002, pikërisht në atë kohë kur kjo qeveri hodhi si investim 1.5 milionë euro për ndërtimin e tre tregjeve bujqësor, me synimin grumbullimin e të gjitha prodhimeve bujqësore në gjithë fushën e Korçës, por edhe në atë të Devollit. Madje jo vetëm kaq, tre tregjet, që do të kishin të gjitha parametrat bashkëkohore, do të kishin mundësi të thithnin edhe të gjitha prodhimet bujqësore që mund të vinin nga dy rrethet e tjera, nga Kolonja dhe Pogradeci.

Tregjet 1,5 milionëshe

Sot, kur që nga ajo ditë kanë kaluar plot 7 vjet, ata që dyshuan jo vetëm kanë patur të drejtë, por në të njëjtën kohë vërtetuan atë çka përflitej: Qeveria socialiste po mashtronte Qeverinë suedeze. Tashmë i çuditshëm mbetet vetëm fakti se, përse Prokuroria hesht? Por kaq enigmatike mbetet edhe heshtja e Qeverisë suedeze, e cila ende nuk ka kërkuar të dijë nëse fondet e saj shkuan ose jo në destinacionin, për të cilin ajo i kishte akorduar fondet e saj. Tashmë në rajonin e Korçës ngrihen tre tregje: njëri nga fshatin Pirg, tjetri në fshatin Pojan dhe i treti në qytetin e Bilisht. Cila është e vërteta? Vërtet u ngritën tre tregje që do të grumbullonin të gjitha prodhimet e fshatarëve, me qëllim që ata të mos i hidhnin ato në lumë apo në përrua, në mungesë të tregut të shitjes, por mbetet po kaq i vërtetë fakti se këto tre tregje nuk u vunë asnjë ditë në funksionim. Pyetja që lind është, për kë investoi Qeveria suedeze 1.5 milionë euro?! Që nga dita e parë e vënies në zbatim të projekteve të sipërcituar (për ngritja e tre tregjeve) gjithçka nisi në parregullsi të plotë ligjore, pa patur një marrëveshje të plotë me pronarët e trojeve. Nisur nga informacionet që kemi marrë për këtë çështje pranë Drejtorisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, rezulton se duke mos patur një kontratë të plotë dhe ligjore, konflikti mes pronarëve të trojeve dhe drejtueseve të komunave as është zgjidhur dhe as do të zgjidhet ndonjëherë. Për këtë arsye, këto tre tregje, të ngritura që nga viti 2002, as nuk janë hipotekuar ndonjëherë dhe as shihet ndonjë dritë shprese se mund të hipotekohen ndonjëherë. Tashmë tre tregjet qëndrojnë në këmbë, por nuk janë më tregje për grumbullimin e prodhimeve të fermerëve, ato kanë ndryshuar destinacion, madje janë kthyer në kafene.

Saimir Larti do të prehet në varrezat e dëshmorëve
Historia komplekse e 21-vjeçarit që hodhi bustin e Enver Hoxhës dhe vrasja më pas në Greqi

Saimir Larti nga fshati Bulgarec i rrethit Korçë, që i hodhi në qafë kavon prej çeliku përmendores së diktatorit Hoxha dhe që më pas gjithë të tjerët do ta tërhiqnin zvarrë në gjithë Korçën, tashmë do të jetë Dëshmor i Atdheut. Saimir Larti do të jetë i pari që do të prehet në varrezat e dëshmorëve të atdheut. Aktualisht ende nuk është marrë ky vendim, por paraprakisht ka rënë dakord edhe Këshilli i Qarkut Korçë edhe Këshilli i Bashkisë së qytetit të Korçës, edhe pse kjo e fundit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë në vendimmarrjen e saj.

Vendimi

Mbi të gjitha shoqatat e ish-të përndjekurve politik, të ish–pronarëve dhe shoqatave të tjera, që përkrahin njerëzit e persekutuar kanë dhënë pëlqimin që ky djalë të prehet te varrezat e dëshmorëve të atdheut. Do të jenë këta të fundit që arkivolin e tij do ta mbajnë në krah dhe do të çojnë atje, të vendi i nderit. Shumëkush prej tyre shprehet se, vendosja e Saimirit Lartit tek varrezat e dëshmorëve të atdheut nuk është sfidë për ata që luftuan për çlirimin e atdheut, sepse mbi të gjitha do të jetë ky djalë i ri që do t’u thotë të vrarëve se amanetin e tyre për një Shqipëri demokratike e çuan në vend shumë djem dhe vajza të reja, pasi kuptuan se diktatori Hoxha kishte tradhtuar gjithë ëndrrat e shqiptarëve. Sigurisht ceremonia e varrimit do të organizohet nga Këshilli i Qarkut Korçë, sipas të gjitha procedurave të parashikuara nga ligji, por ajo që pritet të ndodhë ka të bëjë me faktin se në këtë ceremoni varrimi do të marrin pjesë shumë njerëz të ardhur nga vendlindja e tij, nga ish –të përndjekurit politikë, përfaqësues të Partisë Demokratike, por një gjë është e sigurt se në këtë ceremoni mortore do të marrin pjesë gjithë qytetarët e qytetit të Korçës, ata njerëz që kanë aspiruar për liri dhe demokraci, larg çdo lloj diktature. Megjithatë, njerëz të afërm të Saimir Lartit shprehen denjësisht se kjo ceremoni nuk do të jetë sfidë e njerëzve që luftuan për çlirimin e atdheut, por do të jetë sfidë e gjithë tradhtive të atdheut, të kryera nga diktatori Hoxha. 21- vjeçari Saimir Larti, së bashku më të tjerët i hodhën në qafë kavon prej çeliku diktatorit Hoxha më 20 shkurt të vitit 1991 dhe e rrezuan përfundimisht nga “piedestali” mbi të cilin qëndronte. Çdo ditë e re që vinte bëhej më e vështirë për të gjithë ata që kishin shembur përmendoren e diktatorit Hoxha. Njerëzit e policisë dhe të Sigurimit të Shtetit i gjurmonin në çdo hap e në çdo minutë të ditës. Për ta mbetej vetëm një rrugë: Ose të vriteshin “aksidentalisht” nëpër rrugët e Korçës, ose të largoheshin drejt vendeve të tjera fqinje për të shpëtuar jetën e tyre. Këtë rrugë zgjodhi edhe 21-vjeçari Saimir Larti. Shkoi në Athinë të Greqisë për të qenë larg syve të Sigurimit të Shtetit.

Vrasja e Saimir Lartit

Saimir Larti u nis drejt Greqisë më 28 maj të vitit 1991. Jo vetëm ditën e ikjes, por edhe të gjitha faktet e tjera janë dhënë ekskluzivisht për gazetën “Metropol” nga babai i Saimirit, Namik Larti dhe nëna e tij, Pranvera Larti. Saimiri u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Athinë të Greqisë. Ndërsa ai punonte në një nga lokalet në lagjen “Iraklis” të Athinës, njerëz të panjohur shkuan atje dhe e helmuan. Ata që e kishin ftuar për kafe i ishin prezantuar si shqiptarë. I kishin dhënë vetëm një kafe dhe vetëm kaq…. Ndërsa “shqiptarët” ishin larguar, ai mbeti i vdekur mbi tavolinën e lokalit.

Shqiptari hero, shmangu katastrofën në shkollën greke
Një emigrant shqiptar në Greqi ka bërë të mundur kapjen e një agresori të armatosur në një shkollë të mesme greke, duke i dalë përpara për ta çarmatosur. Akti i kushtoi marrjen e disa plagëve me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesme greke dhe është e para e këtij lloji e regjistruar në Greqi. Autori i saj ka qenë një nxënës grek 18-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë në ambientet e shkollës duke lënë të plagosur 4 persona, një shok të klasës dhe kalimtarë të rastësishëm. Mes tyre edhe emigranti shqiptar, 47-vjeçari Fatmir Topalli nga Fieri. Ai punonte në një supermarket pranë shkollës dhe është përpjekur ta ndalojë agresorin në të dalë të shkollës së mesme teknologjike. Sapo u informua për ngjarjen e rëndë mbi emigrantin shqiptar Fatmir Topalli dhe grekët e plagosur, ambasadori shqiptar në Greqi, Vili Minarolli ka bërë një vizitë në spital. Zoti Minarolli u shpreh për gazetën “Panorama”, se “sapo dola nga kryetari i bashkisë, zoti Kakalamnis, ku u informova për ngjarjen, erdha të vizitoj bashkëkombësin tim, Fatmir Topalli. Kjo ishte një ngjarje e hidhur, por për fat të mirë nuk kishte përmasa tragjike me viktima. Akti i qytetarit nga Shqipëria dhe një tjetri grek pranë tij ishte një akt heroik, që është për t’u vlerësuar dhe për t’u nderuar. Të dy ata, duke vënë jetën e tyre në rrezik, shpëtuan jetë të tjera të pafajshme. Për këtë gjest ndihem shumë krenar për bashkatdhetarin tim si dhe për grekun”, tha ambasadori.

Ngjarja

Nxënësit e shkollës së mesme kanë parë tmerr, kur shoku i tyre i shkollës ka hyrë në klasë me armë në shkollën e mesme teknologjike “OAED”, në lagjen Redi të Athinës. Ka qene ora 08:45 e mëngjesit, me orën lokale, kur i riu Dhimitri Patmanidhis hapi zjarr ndaj shokut të tij të klasës, duke e plagosur atë si dhe kalimtarë të tjerë. Sapo janë dëgjuar krismat në shkollë ka shpërthyer paniku dhe klithmat e nxënësve. Sipas burimeve të para policore, agresori 18-vjeçar grek kishte ngarkesë mendore gjatë kohës që kreu sulmin. Qëllimi i tij kryesor ishte të qëllonte shokët e tij të klasës, të cilët e nënvlerësonin. Pasi ka goditur disa herë me pistoletë, ai ka lënë të plagosur nxënësin Dimos Kokinis dhe është larguar me vrapin. Në dalje të kangjellave të shkollës ai është përballur me kalimtarë të tjerë, mes të cilëve një shqiptar, të cilët i ishin hedhur për ta çarmatosur. Pasi është përballur me ta duke i plagosur, 18-vjeçari është ulur në parkun përballë shkollës, ku i ka drejtuar pistoletën vetes duke marrë plagë të rënda. Nxënësi grek 18-vjeçar është shtruar për një ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa emigranti shqiptar është plagosur lehtë në shpatull.

Letra

Në çantën e agresorit grek janë gjetur dy pistoleta, disa fishekë dhe një letër. “Jam egoist, dua t’i jap fund jetës sime, do të godas këdo që më del përballë dhe më pengon. Do jua marr atë që keni gjënë më të shtrenjtë (jetën). Jam i zhgënjyer me të gjithë. Nuk kam respekt as në jetën tuaj, as me jetën time”, citohet në letër. Me gjithë përpjekjet e mjekeve, 18-vjeçari Dhimitri Patmanidhis ka humbur jetën pas një hemorragjie të pandalshme si shkak i plumbit në kokë.

Veshët “në rrezik” bakteresh nga mp3
Të dëgjosh muzikë me mp3 mund të jetë më e dëmshme nga sa mendohet. Aurikolaret, përfaqësojnë “vendin ideal” për bakteriet. Rezultati? Veshët dhe shëndeti në rrezik. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh indian të “Kasturba Medical College” të Manipal, që kanë kaluar “në lente” rreth 50 tipe aurikolarësh dhe, natyrisht veshët e një kampioni të rinjsh. Gjysma e tyre përdornin rregullisht mp3, të tjerët nuk e përdornin asnjëherë.

Në këtë mënyrë, shkencëtarët kanë mundur të tregojnë, ashtu si citohet në “Journal of Health and Allied Sciences”, se veshët e personave që nuk hiqnin dorë nga ky aksesorë, ishin më të prekur nga bakteret. E për më tepër, këto mikroorganizma, mes të cilave dhe baktere si stafilokoku, ndodheshin tek aurikolarët.

NATO e emetuar në pullat dhe zarfat shqiptar
E gjithë korrespondenca postare, në datat 3-8 Prill, qarkullon me pullat e NATO-s

Duke iu bashkëngjitur atmosferës festive të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO Posta Shqiptare në vazhdimësi të emetimit të pullës së parë për këtë eveniment më 3 Prill 2008, ka udhëzuar të 551 zyrat postarë që në datat 3-8 Prill të këtij viti i gjithë shërbimi postar të kryhet me pullat e NATO-s.

Në këtë mënyrë të gjithë bashkëatdhetarët kudo që ndodhen nëpër botë, në korrespondencën e tyre do të përdorin pullat e emetuara nga Posta Shqiptare në mënyrë që opinioni publik të familjarizohet me faktin se tashmë vendi ynë është pjesëtar i Aleancës Atlantike të Veriut dhe prania e pullave do të bëjë çdo shqiptar të jetë pjesë e krenarisë sonë kombëtare për këtë ngjarje të madhe historike e cila e bën shqipërinë pjesë integrale të perëndimit duke e kthyer në origjinën e saj historike nga e cila e ndau sistemi komunist. Siç tha dhe Kryeministri Berisha ky eveniment mund të konsiderohet si pavarësia e dytë e Shqipërisë dhe në kuadrin e kësaj atmosfere Posta Shqiptare ka vendosur në çdo zyrë postare e shumë ambjente të tjera në të gjithë Shqipërinë postera të cilat janë prodhuar në mënyrë të posaçme për këtë eveniment tejet të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.