Nov 25 2008
Lehtësohet dhënia e vizave, ulet numri i kërkesave
Konsullata e Përgjithshme greke në Korçë, Viza edhe për vizita mjekësore në spitalet greke
Korçë- Fal nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Konsullata e Përgjithshme greke ne Korçë ka lehtësuar nxjerrjen e vizave. Tashmë është bërë më e lehtë nxjerrja e një vize për të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të rikthehen në Greqi, por me kushtin që këta të fundit të kenë përfituar kartën blu dhe që të kenë filluar procedurën e marrjes së lejës së qëndrimi në Shtetin grek, por që për një arsye apo një tjetër (probleme familjare) janë kthyer në Shqipëri. Në këto lehtësi përfshihen edhe personat që kërkojnë të bëjnë bashkim familjar, ata që shkojnë në Greqi për arsye humanitare ( për çështje hetimore), etj. Lehtësimi për nxjerrjen e vizave është bërë e njohur nga burime pranë Konsullatës së Përgjithshme greke në Korçë. Ndërkaq lehtësimi për marrjen e vizës përfshin dhe kërkesat për punësim sezonal dhe punësim 1-vjeçar. E njëjtë gjë mund të thuhet edhe për vizat shengen, të cilat jepen kryesisht për turizëm. Edhe pse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian nuk përfshin dhënien e vizave për vizita shëndetësore, Konsullata e Përgjithshme në Korçë ka pajisur të interesuarit sa herë që ata kanë pasur arsye të justifikuara. Nga të njëjtët burime mësohet gjithashtu se ndërsa po shkohet drejt lehtësimit për dhënien e vizave numri i kërkesave ka ardhur në zbritje, megjithatë mund të thuhet se kjo ulje në numrin e kërkesave kap një përqindje të vogël, por që gjithsesi ka tendencën e zbritjes.
Përjashtohen nga pagesa prej 4375 lekë për vizë
Gjithsesi përfitues në nxjerrjen e një vize bëhen edhe një sërë kategorish të tjera shoqërore, ku këto të fundit përjashtohen nga pagesa prej 4.375 lekë për një vizë Shengen. Burimet pranë Konsullatës së Përgjithshëm e grekë në Korçë kanë bërë të ditur se nga ky përjashtim fitojnë se pari përfaqësuesit zyrtarë, të cilët marrin pjesë në takime, bisedime ose në programe të përbashkëta. Përjashtohen nga pagesa gazetarët, por me kushtin që këta të fundit të jenë anëtarë të një shoqate nga tre shoqatat kryesore që ekzistojnë. Përjashtohen gjithashtu pjesëmarrësit në aktivitete shkencore kulturore dhe artistikë në të cilat përfshihen programe universitare ose programe të tjera të përbashkëta. Shuma e cituar më sipër nuk u kërkohet as përfaqësuesve të organizatave publike, të cilat kryejnë udhëtime apo marrin pjesë në seminare e kongrese. Të njëjtin favor përfitojnë edhe nxënësit, studentët dhe studentët parauniversitar, të cilët shoqërohen nga mësuesit dhe që udhëtojnë për qëllime ekskursioni apo programe studimore. Në këtë lehtësi renditen gjithashtu edhe pjesëmarrësit në aktivitete ndërkombëtare, sportive të shoqëruar nga profesorët e tyre, personat e rrjetit të ngushtë familjar, si bashkëshortët, fëmijët, prindërit, gjyshrit, nipërit, kur këta të fundit dëshirojnë të takohen me të afërmit e tyre në Greqi, të cilët banojnë në mënyrë të ligjshme. Nga përjashtimi i pagesës rreshtohen edhe ish të dënuarit politik, shoferët e transportit ndërkombëtar, transportuesit e udhëtarëve, të cilët pajisen me leje nga ministria greke e Transportit, profesionistët që merren me organizimin e panaireve ndërkombëtare, konferenca e takime në Greqi. Pagesa prej 4.375 lekë është përjashtuar edhe për fëmijët poshtë moshës 6 vjeç
Viza shengen dhe vizat kombëtare greke
Burime pranë Konsullatës së Përgjithshme grekë kanë bërë të ditur gjithashtu se ndërsa gjatë vitit 2008 ka pasur një rënie në kërkesat për nxjerrjen e një vize shengen, ndërkohë ka pasur rritje të kërkesave për vizën kombëtare greke, kjo në masën 15% më shumë krahasuar me një vit më parë. Brenda harkut kohor të 9 muajve të parë të vitit 2007 janë dhënë 8300 viza për të njëjtën periudhë kohore, por për vitin 2008 janë dhënë gjithsej 7000 viza, çka duket edhe niveli i rënies së kërkesave. Të njëjtët burime konfirmojnë gjithashtu se kërkesat më të shumta vijnë për punësim sezonal dhe punësim 1-vjeçar, ndërsa nuk mbeten pas kërkesat për bashkime familjare. Konsullata e përgjithshme greke ka qenë e gatshme në dhënien e vizave edhe për vizita mjekësore në shtetin grek.
me behet shume qefi qe po lexoj nje artikull per letesimin e vizave nga konsullata greke ne korce, besoj te jete e vertete dhe le te shpresojme qe te mos ju kerkojne njerezve qe kane halle te flasin cobance qe tu jepet vize.
sa per dieni te te gjitheve ne konsullate nuk ka asnje vllah! eshte e cuditeshme por te tjeret ata ‘tuajt’ qe nuk flasin ‘ cobance’ jane prej 10 vjetesh punonjes aty. jane ata qe sdine ‘cobance’ qe ua nxjerrin shpirtin shqiptareve….
mund te perfito vize per ne greqi per nje periudh 1 vjecare ?
nu kam qen asnjeher atje
nese po mund te me thoni se cilat jan procedurat qe duhet te ndjek.
pres nje pergjigje.
ju faleminderit.
Shkoni shkoni,i dergoni ca para grekerve se jane keq sot,ne dite te hallit,ashtu i pafsha gjithe jeten.
Prandaj i kane liruar vizat,se pune ska,po dalin ne rruge te gjithe shqiptaret,shume po behen gati per ty kthyer,se po harxhojne dhe ato pak para qe kane.