May 03 2009
Saimir Larti do të prehet në varrezat e dëshmorëve
Historia komplekse e 21-vjeçarit që hodhi bustin e Enver Hoxhës dhe vrasja më pas në Greqi
Saimir Larti nga fshati Bulgarec i rrethit Korçë, që i hodhi në qafë kavon prej çeliku përmendores së diktatorit Hoxha dhe që më pas gjithë të tjerët do ta tërhiqnin zvarrë në gjithë Korçën, tashmë do të jetë Dëshmor i Atdheut. Saimir Larti do të jetë i pari që do të prehet në varrezat e dëshmorëve të atdheut. Aktualisht ende nuk është marrë ky vendim, por paraprakisht ka rënë dakord edhe Këshilli i Qarkut Korçë edhe Këshilli i Bashkisë së qytetit të Korçës, edhe pse kjo e fundit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë në vendimmarrjen e saj.
Vendimi
Mbi të gjitha shoqatat e ish-të përndjekurve politik, të ish–pronarëve dhe shoqatave të tjera, që përkrahin njerëzit e persekutuar kanë dhënë pëlqimin që ky djalë të prehet te varrezat e dëshmorëve të atdheut. Do të jenë këta të fundit që arkivolin e tij do ta mbajnë në krah dhe do të çojnë atje, të vendi i nderit. Shumëkush prej tyre shprehet se, vendosja e Saimirit Lartit tek varrezat e dëshmorëve të atdheut nuk është sfidë për ata që luftuan për çlirimin e atdheut, sepse mbi të gjitha do të jetë ky djalë i ri që do t’u thotë të vrarëve se amanetin e tyre për një Shqipëri demokratike e çuan në vend shumë djem dhe vajza të reja, pasi kuptuan se diktatori Hoxha kishte tradhtuar gjithë ëndrrat e shqiptarëve. Sigurisht ceremonia e varrimit do të organizohet nga Këshilli i Qarkut Korçë, sipas të gjitha procedurave të parashikuara nga ligji, por ajo që pritet të ndodhë ka të bëjë me faktin se në këtë ceremoni varrimi do të marrin pjesë shumë njerëz të ardhur nga vendlindja e tij, nga ish –të përndjekurit politikë, përfaqësues të Partisë Demokratike, por një gjë është e sigurt se në këtë ceremoni mortore do të marrin pjesë gjithë qytetarët e qytetit të Korçës, ata njerëz që kanë aspiruar për liri dhe demokraci, larg çdo lloj diktature. Megjithatë, njerëz të afërm të Saimir Lartit shprehen denjësisht se kjo ceremoni nuk do të jetë sfidë e njerëzve që luftuan për çlirimin e atdheut, por do të jetë sfidë e gjithë tradhtive të atdheut, të kryera nga diktatori Hoxha. 21- vjeçari Saimir Larti, së bashku më të tjerët i hodhën në qafë kavon prej çeliku diktatorit Hoxha më 20 shkurt të vitit 1991 dhe e rrezuan përfundimisht nga “piedestali” mbi të cilin qëndronte. Çdo ditë e re që vinte bëhej më e vështirë për të gjithë ata që kishin shembur përmendoren e diktatorit Hoxha. Njerëzit e policisë dhe të Sigurimit të Shtetit i gjurmonin në çdo hap e në çdo minutë të ditës. Për ta mbetej vetëm një rrugë: Ose të vriteshin “aksidentalisht” nëpër rrugët e Korçës, ose të largoheshin drejt vendeve të tjera fqinje për të shpëtuar jetën e tyre. Këtë rrugë zgjodhi edhe 21-vjeçari Saimir Larti. Shkoi në Athinë të Greqisë për të qenë larg syve të Sigurimit të Shtetit.
Vrasja e Saimir Lartit
Saimir Larti u nis drejt Greqisë më 28 maj të vitit 1991. Jo vetëm ditën e ikjes, por edhe të gjitha faktet e tjera janë dhënë ekskluzivisht për gazetën “Metropol” nga babai i Saimirit, Namik Larti dhe nëna e tij, Pranvera Larti. Saimiri u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Athinë të Greqisë. Ndërsa ai punonte në një nga lokalet në lagjen “Iraklis” të Athinës, njerëz të panjohur shkuan atje dhe e helmuan. Ata që e kishin ftuar për kafe i ishin prezantuar si shqiptarë. I kishin dhënë vetëm një kafe dhe vetëm kaq…. Ndërsa “shqiptarët” ishin larguar, ai mbeti i vdekur mbi tavolinën e lokalit.
I paharruar do mbetet kujtimi i Saimir Lartit.
Duhet vlerësuar lart guximi dhe kontibuti i Saimir Lartit në rrugën dhe themelet e Demokracisë Shqiptare. Ne te gjithë duhet të nderojmë kurajon, mençurinë dhe shpirtin e Saimir Lartit. Kurajoja dhe guximi i Saimirit influencoi jashte mase ne çlirimin nga diktatura e hidhur komuniste.
Veprimi i Saimir Lartit duhet nderuar sot, neser edhe çdoherë që themelet e Demokracisë te vendit tone rikujtohen.
Le te bashkohemi te gjithe te ngushellojme dhe te falenderojme prinderit e Saimirit per dashurine, njohurine dhe zhvillimin njerzor qe i dhane Saimirit gjate jetes se tij. Zhvillim dhe njohuri e cila influencoi ne deshiren e Saimirit per liri edhe demokraci
Saimiri i dha goditjen fatale diktaturës komuniste, diktaturës më të egër që Europa kishte njohur në historinë e saj.
I paharruar do të mbetet përjetë kujtimi i “Saimir Lartit”
I paharruar qofte kujtimi i Saimir Lartit.
Vendosja e eshtrave te Saimir Lartit ne varrezat e deshmorve eshte nje hap pozitiv i bere nga institucionet perkatese.
Dua ti lavderoj per njohjen e meritave dhe perpjekjeve te Saimirit deri ne flijim kunder komunizmit ne nivelin kombetar.
Kjo eshte gjysma pune e kryer. Gjysma tjeter jo me pak e rendesishme eshte te sjelle para drejtesise autoret e krimit.
Qe shqiperia te kurohet plotesisht kjo eshte shume e rendesishme.Shpresoj kjo te realizohet sa me pare.
I perjetshem qofte kujtimi i Saimir Lartit.
Me pelqen qe ky i ri per kohen do te vendoset per t’u prehur ne varrezat e deshmoreve.
Por problemi qendron ne faktin, se ai si shume te tjere e kryen kete veper si trim pas lufte.
Pse nuk e morri mundimin ta kryente ai dhe te tjeret kur ishte Enveri gjalle?
Sa ishte gjalle Enveri i perkuleshin me nderim dhe betoheshin nen emrin e tij. Eh shqiptaret e shkrete, e hane sapunin per djathe.
Besjan,
po rezervohem shume kur them qe me vjen keq qe po te kethej pergjigje ndaj komentit tend te mesiperm. Zakonisht qe te une te perfshihem ne nje e-dialog nepermejt internetit duhet qe ana tjeter e dialogut (ti) te jete qenie intelektuale por megjithate une do pergjigjem komentit tend me disa pika.
1. Ti nuk e ke piken e idese apo historise te kesaj familjeje apo vuajtjet e kesaj familjeje nen regjimin brutal te diktatorit enver. (me arsye e shkruajta emrin enver me germa te vogla)
2. Ti si intelektual qe e konsideron veten duhet te dish qe ne qofte se nje person ngriheshe kunder sistemit ne ate kohe duhet te merte parasysh se cfare pasojash do kishte familja dhe te dashurit e tyre.
3. Pyetje per ty: Pse nuk u hodhe ose ta merje ti mundimin te hidheshe kunder atij bishe.
Me sa shof une ti do jesh nje nga ata komunistet qe jetojne ne boken kapitaliste por qe e mbajne lart vepren e bishes.
Te lutem mos shkruaj me nga keto komente se nuk i kane hije njeriu. Ti duhet ta vesh veten ne vendin e tij ne ate kohe edhe ne vendin e prinderve te tij tani qe akoma vajtojne per ate djale edhe me pas te shkruash komente te tilla.
Sa per punen e sapunit ti dukesh sikur je ngopur me sapun por te pelqen me shume.