Aug 19 2008

Ndotet ujesjellesi, rrezik epidemie

Postuar ngaEnton ne oren 8:30 pm nen kategorine Problematika

Alarmi per epidemi nga uji i pijshem zbret ne Korce. Nje fshati me rreth 3 mije banore ne Korce i nderpritet furnizimi me uje te pijshem, Nga analizat e kryera ka rezultuar se permban ndotje te larte bakteriale dhe ka rrezik te madh per shendetin e banoreve te tij. Inspektorati i Higjienes ne qark ka vendosur qe te nderpritet furnizimi me uje per fshatin Rembec, pasi eshte i ndotur per shkak te mos klorifikimit dhe papastertive ne rrjetin e Ujesjellesit.

Rreziku i mundshem i perhapjes se ndonje epidemie masive, sidomos tani ne stinen e Veres, ka detyruar sherbimin e higjienes qe te urdheroje masa per mbylljen e ujesjellesit qe furnizon fshatin. Pak jave me pare, edhe banoret e Rembecit u ankuan se kane shqetesime shendetesore nga uji i ndotur, si heqje barku e te vjella dhe nje pjese e madhe e tyre detyrohen qe here pas here te shkojne te kurohen ne spitalin e Korces. Mjeket deklaruan se nuk ka ndonje rrezik epidemie, pasi rastet e te semureve nga pirja e ketij uji te ndotur kane qene sporadike, por autoritetet shendetesore i druhen perhapjes se semundjeve nga konsumi i tij. “Uji vjen i ndotur dhe ka ngjyren e cajit”, thote Karafile Mitre, nje e moshuar nga fshati Rembec. Ajo shton se djali me familjen e tij qe kane ardhur nga Greqia, nuk po pushojne sic duhet, sepse jane semurur nga pirja e ujit te ndotur dhe qendrojne ne regjim shtrati. Gjate dy muajve te fundit qe sherbimi i Higjienes ne Korce ka monitoruar ujesjellesit e fshatrave, rrjeti qe furnizon fshatin Rembec ka dale nga analizat me nje ndotje mjaft te larte bakteriale. Ndaj autoritetet e shendetesise vendosen qe prej dites se djeshme te nderpritet furnizimi me uje per kete fshat.

Shefi i sherbimit te higjienes ne Korce, Luan Bejko, duke konfirmuar vendimin per kete mase qe do te merret me ujesjellesin, tha se analizat e kryera ne ujin e fshatit Rembec nxoren ndotje te larte bakteriale dhe per te parandaluar ndonje epidemi masive ka dale urdhri per mbylljen e tubacioneve te ujesjellesit. Banoret thone se furnizohen nga nje depo uji dhjetera kilometra me larg, dhe se ndotja sipas tyre vjen nga tubat prej eterniti. Ne nje fshat ngjitur, te quajtur Pendavinj, nuk konstatohet ky problem, megjithese furnizohen nga e njejta linje ujesjellesi. Por me pare probleme me ujin e pijshem kane pasur edhe banoret e qyteteve Ure Vajgurore dhe Polican. Ndotja ne rrjet shkaktoi prekjen e 150 banoreve qe perfunduan me simptoma te vjella, humbje te imunitetit, temperature te larte etj. Mjeket arriten te kapnin situaten ne kohe dhe ta vinin nen kontroll, ndersa ne qytetin e Policanit situata u be dhe me kritike pas shtrimit ne qendren shendetesore te mbi 100 pacienteve te moshave te ndryshme. Specialiste nga Tirana dhe Berati mberriten ne Polican per te verifikuar shkakun e epidemise qe rezultoi ndotja e ujit te pijshem qe vinte nga Burimi i Bogoves.

Banoret ne hall, blejne ujin ne dyqan

Banoret e Rembecit ende nuk e dine se si do te perballojne problemin e ujit te pijshem pas vendimit per nderprerjen e tij. Ata thone se detyrohen shpesh qe te blejne ujin per te pire, ndersa eshte e pamundur ta perballojne me pagese per larje dhe gatim. Ne 3 apo 4 cezma publike qe ka ky fshat, tashme do te mbyllen rubinetet me urdher te sherbimit te Higjienes dhe fshati do te kete veshtiresi te medha per uje.

G.Ashmi

5 komente to “Ndotet ujesjellesi, rrezik epidemie”

  1. Sofiaon 24 Aug 2008 at 6:05 am

    Duhet patjeter te semuren njerez qe dikush te kujtohet te beje dicka per rrjetin e ujit te pijshem. Rembeci ka kohe qe ka probleme me ujin, po keshtu edhe Rovi. Po deri tani s’e ka care koken njeri - si gjithmone…

  2. entonon 24 Aug 2008 at 8:49 am

    Mese e drejte Sofia,eshte nje realitet qe vret. Jetojme ne shekullin e 21 dhe nuk mund te sigurojme uje te pijeshem per popullsine, kur ne bote luftohet per te siguruar uje te pijeshem vendeve te botes se 3 ne Afrike etj, Shqiperia qe nuk vuan per burime ujore, nuk mund te siguroje ujin e pijshem.Vertet per te ardhur keq.

  3. erjolaon 05 Jan 2009 at 2:46 pm

    me vjen vertet keq kur dgj kehstu per keto fshatra akoma vuajne per ujin e pijshem qe ehste kryesiorja tek ne ,sa turp ku do veje shq keshtu ozot ku u katandisem

  4. erjolaon 05 Jan 2009 at 2:49 pm

    shpresojme mos te vuajne me sjqipetaret e shkret edhe per ujin te pishem,qe eshte kryesorja tek ne,imagjinoni te tjerat kur do rregullohen ek ne,edhe presim me keta politikane te hyjme ne bashkimin europjan as per 100 vjete,kurajo vec kurajo na mbetete te shohim te lulezuar shqiperine tone.ne meshire te zotiti.

  5. ermiraon 24 Feb 2010 at 6:07 pm

    sa keq gjynah per ata njerez vuajne edhe per uje,,,shpresojme per me mire.

Lidhja rikthyese | Nyja RSS per komentet

Lini nje koment, ose dy