Aug 03 2008

Pse ky blog!

Postuar nga admin

Blogu “Korca, qyteti im” u krijua per ti dhene nje mundesi akoma me shume komunikimit te hapur dhe te barabarte, midis te gjithe vizitoreve te internetit te interesuar ne informacionet e fundit ne rajonin e Korces dhe kudo. Eshte nje projekt “pilot” dhe nen faqe e www.Korcavizion.com.

Nje pjese e Informacioneve dhe lajmeve qe publikohen ketu, jane te huazuara nga media elektronike, por te seleksionuara per t’iu pershtatur qellimit kryesor.

“Korca, qyteti” im mirembahet nga

Renas Tili-Renasi eshte webmasteri dhe krijuesi i te dy faqeve informative, si dhe ideatori dhe menaxhuesi i projektit “Albvirtual.com”. Eshte student ne vitin e fundit per shkenca kompjuterike ne “St Johns University” New york.

Enton Tili-Mbikqyresi dhe postuesi me aktiv me informacione i te dy faqeve.

Tomas Teneqexhi-Perfaqeson stafin ne rethin e korces si dhe korenspodenti kryesor me te rejat me te fundit nga vendi.Eshte student ne vitin e fundit mjekesi ne “Universitetin e Tiranes”.

Nje falenderim te vecante per te gjith ata qe na vizitojne dhe kontribojne me materiale dhe komentet e tyre ne pasurimin dhe permiresimin akoma edhe me shume te punes sone.

Falenderojme dhe Erlir Majko (www.tepelena.com)

    Materialet e publikuara tek kjo faqe mund t’i kopjoni dhe vendosni gjetkë.Ju lutemi te kreditoni burimin e informacionit. 

Faqja mirembahet nga ana teknike nga Albvirtual.com

Nese hasni probleme teknike, shkruani nje email tek sales@albvirtual.com

Regjistrohuni FALAS,

behuni edhe ju pjese aktive e projektit tone!

15 komente to “Pse ky blog!”

  1. Ligor Luarasion 18 Aug 2008 at 4:16 pm

    Pershendes stafin e KORCA VIZION-it per mundesine qe na jep te kontaktojme.Ne amerike kam erdhur disa here,por ne vitin 1996 u renjezova. Brenda 12 vitesh e vizitova nje here qytetin per nje muaj dhe u ketheva perseri ne SHBA.Jane 55 vite lindur,ritur,jetuar ne Korce, dhe 12vite ne SHBA.Pra jeta ime rendon shume nga vendlindja,kuitimet,ngjarjet me te jane te shumta, nga sasia e viteve,se nga dinamizmi ato ngjarje jane te pakta me keto te Amerikes, edhe pse ketu po jetoj 12 vjet.Thelbi qendron ne monotonine e jetes se ndrydhur,te mbyllur,nen diktat te monizmit qe seicili e di vete si e qysh e ka jetuar.Kur shoh tani rinine Korcare si vishet o si kendon, ne as per te veshur s’na lejonin te zgjithnim modelin tone, por edhe per kenge repertori per rinine,ishte i caktuar,o i detyruar.ngjarjet e monizmit ne Korce,
    duan vellime te shkruhen, jane 55 vite.Ende pena Korcare fle per kete lloj teli.Eshte fatkeqesi qe Korca, s’ka Kadarene e saj ta qendise historine e qytetit me te gjitha te bardhat dhe te zazat qe ka kaluar. C’do meter katror ne Korce,ka nje histori me vete,
    si nga ndertesat,rruget,o banoret.Kjo sepse kur qytetet e tjere te Shqiperise ishin fshatra,Korca lulezonte. Nga vete germimet ne fushen e Korces si dhe ne ate te Kolonjes, u befasova kur mesoj se keto troje jane me te hershmet ne shqiperi te banuara prej koheve te lashta.
    Varet e vjeter deshmojne kete ide. Korca sot ka mbetur prapa, ne krahasim me Vloren,Tiranen,Dursin, Fierin. Ka qytetare qe kane zbukuruar banesat e tyre, por shumica e kane te vjetra, qe mezi nxjerin dimrin e ashper,te ftohte tipik Korcar.Shume familje me tradita te lashta Korcare,me kulture o begati,kane braktisur qytetin, dhe punojne neper bote sepse ne Korce S’KA PUNE. Kush s’ka pune,levis huret,thote urtesia popullore.Ndaj lulezojne kafenete, dialoget pa bereqet, xhiroja Korcare tipike andej nga parku, ne pishat dhe pemet qe kam bjelle me shoket dhe shoqet e klases, me pune qyli. Pa mohuar progresin qe ka qyteti, Korca ka shume per te bere.Shikoj ketu ne SHBA, kur caktohet nje zone per te ndertuar banesa, se pari e gjithe zona, precizohen rruget dhe nen to fillojne kanalizimet me tubacione per ujrat e zeza, per ujin e pishem, me tej rruget asfaltohen qe degezohen per rruget e dyta, dhe per sheshet ku lejohen ndrtimet e reja. Kur e sheh Korcen nga kodrat e saj, dallon dy pjese:korcen e Kurbetit,te vjetren me catite e vjetra,shtepi te ulta, dhe korcen e diktatures me apartamentet tip burgu.Tani ka filluar te dalin catite e reja,private,me godinat e reja qe shumica ndertohen pas shkaterimit te te vjetrave.Midis Korces dhe Mborjes eshte nje zone re,sikunder ajo ne vartet e Francezeve. Por edhe keto zona,rruget,kanalizimet i bejne ne fund.
    Ne ka zyra qe duhet te modernizohen, per pune serioze ne qytet,
    duhet te jene ZYRAT E PROJEKTEVE PER BANESA,PARQE,LULISHTE
    TE KORCES. Perendoi koha e nje qyteti me arne,bej e prish, pa planimetri totale dhe serioze. Neser qyteti do ritet sepse progresin se ndal dot, por rruget dhe kanalizimet behen me kohe.
    Natyrsisht mund te jem edhe larg realitetit, por shqetesimin e kam, sepse s’ka njeri mos doje vendlindjen e tij, sikur edhe ne shkretetire te kete lindur.Korca nuk duhet ti ngjase Tiranes,ku nje qeveritar nderton duke harxhuar milionat,pushtetari tjeter e prish duke shtuar trefish harxhimet ne para. Korcari ka qene nikoqir
    dhe me kulture,ndaj projektet kerkojne studime serioze,te lidhura me perspektiven, dhe jo ndertojme sot,pas dy vjetesh e prishim. Natyrisht per qytetin tim,mund te shkruaj ne shume drejtime, por ndertimet kane specifiken qe po u bene, o te jene te sakta,o mos behen fare. Theksoj se shtepia pa driten dhe ujen
    nuk eshte funksinale. Do te thote qe qyteti s’mund te ritet pa siguruar driten dhe ujin. Si qendron perspektiva e drites dhe e ujit ne Korce? ndoshta permes Korca Vizionit mund ta mesojme neser,
    kete pike jetike. Pershendetje dhe suksese qeverise vendore per
    begatine e Korces.Ligor Luarasi,SHBA.

  2. 3443on 30 Oct 2008 at 11:05 am

    4343

  3. rokuon 01 Dec 2008 at 12:10 am

    bravo ju lumte per kete blog bravo po lerini ti shohe ai kryetari Peleshi ne Korce se them se do skuqet ,,,,,,,,,po ske turp o me thote djali qe nga salloni se mos dh,,,,…tet me thote ajde cu beme si leshte e dhise ajde

  4. zhenion 12 Jan 2009 at 8:56 pm

    Si korcare me endje lexoj vazhdimisht se cfare te re afron qyteti yne i lindjes. Une mendoj se nuk ka korcar qe edhe pse jeton larg te mos kete nostalgji apo dashuri per qytetin e vet.
    Por ne qofte se shkon per ta vizituar Korcen tone ne stinen e dimrit tmerohesh nga kotesia e jetes qe behet aty. Ne muajin Nentor per arsye familjare mu desh te udhetoja per ne qytetin tim . Po c’fare pashe atje? Apsolutisht asgje. Njeres te mbledhur kerusur, kazane pleherash qe nuk ishin si me pere ne ndonje qoshe por ato kishin fituar qytetarine duke qendruar ne mes te bulevardeve dhe qe digjeshin pleherat brenda ne te , duke shkaktuar nje ere te rende ne te gjithe qytetin. Per arsye te te ftohtit cdo institucion artistik apo sportiv ishte i mbyllur. Kusheriri im i pere qe me shoqeronte dhe qe eshte ne shkolle te mesme me theshte : Lum si ju qe jeni ne Amerike , shiko si eshte jete ketu. Atje kishte vdekur shpresa.
    Vetem nje gje shkelqente ne ate zymtesi Perfektja e Korces me kostumet e saj te ndritura dhe leshkat me bikutina

    Zheni. USA.

  5. korcaron 13 Jan 2009 at 8:02 am

    Ajo Prefektja jone, me sa kam degjuar jep dhe mesim ne universitet, studentet kane se shpejti provim dhe ajo eshte shfaqur vetem njehere ne shkolle. Se cfare provimi do japin keta studente vete shoqja me bikutina e di.

  6. Vasilion 18 Jan 2009 at 5:04 pm

    Ato Kazanet me plehra atje vallai nuk e kam idene se kush dhe ideja e kujt ishte!?!?!?!?!?!? Tmerr nuk i thua dot nje te huaji te vizitoje Shqiperine; dhe me dalin te sapolarguarit dhe thone ne internet “Proud to Be Albanian” Shikoni se nga kemi ardhur o njerez. Jo vetem Korca por e gjithe Shqiperia eshte te vesh duart ne Koke e te ikesh me vrap pa kthyer Koken se ngurosesh si gruaja e Lotit ne Dhjaten e Vjeter.

  7. rokuon 23 Jan 2009 at 9:59 pm

    E po ja de fshati digjet kurva krihet keshtu eshte muhabeti ne Korce more bura dhe gra ,,,,,,,,,,,,,lum si ne qe kemi keta vipa bukuroshe qe na drejtojne mes tymit Korcen tone te bukur ,dhe ne rrime i, shohim si na genjejne dhe na vjedhin ,premtojne ,dhe na i bejne dhe fuck you pas shpine ,dhe perseri rime i shohim si bufa ,ju bejme dhe komente oh si qe veshur prefektja sot si e kishte ngritur para ose prapakolpin ,lerini bre keto mjaft po ajde ti veme pikat mbi I ,,,duhet tu themi boll de spi uje pilafi te gjithe njesoj jo burokracira te kota dhe haterlleqe pa kuptim ,,ah po sa kam per te thene bre njerez po ajde fol me muret asnjeri sdo me kuptoje po ajde nejse sa do vazhdoje peshku i madh e ha te voglin akoma dhe me njerezit ta shohim ,,po kujdes ore pushtetare dhe ju qe perdridheni neper Korce ne mes shaleve te kryetareve partiake dhe politikaneve qe mbajne ere vdekje ,SE zemerimi i popullit do jete me i forte se nj tsunam dhe ju minj te palare sdo dini ku te futni koken e qelbur,,,, kujdesse eshte shume afer mllefi eshte duke u grumbulluar ,JU UROJ PACI FATIN E ATYRE QE KANE LISTAT NEPER DYQANET USHQIMORE NGA 2 VJET PA PAGUAR o kryetaret e Korces TONE …se KORCA ESHTE E JONA DHE JO E JUAJA SE JU PO E SHPERFYTYRONI ATE dhe ajo nje dite do ju mallkoje

  8. Korca.pvo.on 12 Apr 2009 at 5:32 am

    Ne radhe te pare dua te falenderoj te gjithe ata qe kontribuan ne ngritjen e ketij blogu. Ne radhe te dyte pershenes gjithe bashkeatdhetaret e mi te ketij blogu qe mesa vura re shumica jane te merguar fatekeqesisht edhe une.Per Korcen dhe per gjithe Shqiperine nje gje duhet te dime se ”I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA,,dhe te mos presim nga keta politikane qe kemi ta bejne. Te cilet politikane kam dyshim se nuk punojne per Shqiperi dhe per Shqiptare. Sic e dime nje komb zhduket, pa histori,pa gjuhe dhe pa tradita, e kini vene re qe gjuha e perdorur ne politike, ne media etj nuk eshte shqip?Maxhorance(Shumice) Aplikim(Kerkese) Apel(Thirrje)Azil(Strehim)Karta Identiteti(LeterNjoftime)etj.etj.etj.ndersa
    Per historine keni degjuar qe duan ta rishkruajne dhe per SKENDERBEUN qe ishte vrases dhe tiran, ndersa per traditat pas disa vjetesh as qe do te behet fjale.Prandaj O BASHKEATDHETARET e mi ka erdhur koha qe te organizohemi sepse Korca e ka Tradite kryengritjen kulturore ose politike, ata jane ne pushtet se ne i vume me voten tone.Te dashur BASHKEATDHETARE jam i mendimit qe te organizoemi, juve si thoni ???

  9. Ziko Ll. Kapuranion 03 Aug 2009 at 2:11 pm

    Zonja dhe zotërinj korçarë, të emigruar nëpër botë! Mos kapërceni ngjashtë shkallë njëherësh!Shikoni bunkerët e Shqipërisë SOCIALISTE! Djersa jonë për gjysëm shekulli u kthye në grusht kundër nesh. Pak e nga pak edhe Shqipëria jonë do të bëhet pjesë e Europës. Do durim. Kush nuk shikon ndryshimet në Shqipëri, mendoj se ka nevojë për një vizitë ntek doktori i syve. Ziko, Selanik, gusht ‘09.

  10. Ligor Luarasion 04 Aug 2009 at 9:31 pm

    KORCARE FORCONI SHPIRTIN
    FETAR.
    Pershendes stafin KORCA VIZION dhe gjithe pjesemaresit e saj.Kete pranvere vizitova Korcen per heren e dyte,brenda 14 viteve ne SHBA.Ajo qe meriton lavderim eshte puna e Gjermaneve per kanalizimet e urjave
    neper rruget e qytetit,sikunder degjuam jane kanale plastike me afat te gjate pune.Pas tyre me pelqyen
    shtrimi i rrugeve me gurin e Moraves i zi dhe siperfaqe e sheshte,por kjo pune behej ngadale.Pas tyre me pelqyen shtepite e reja brenda qytetit. Desheroj qe Bashkija tu jape
    kredi te gjithe korcareve autoktone
    per ta rindertuar shtepine e tyre te vjeter dhe per t’ja ruajtur arkitekturen
    si e kish,kjo do kete shume vlera,neser sa me shume te kaloje koha.Korca ka dy unaza,e para eshte bulevardi i vjeter,qe rethon ZEMREN
    E KORCES SI KA QENE DIKUR, kjo pjese e qytetit me pa tjeter mjaft shtepi tipike dhe te vjetra,te mos i prishe,por ti restauroje,sikunder po behet shtepia e te madhit MIO.Kurse
    shtepite e tjera,te behen te reja,duke mare kredi c’do kryefamiljar.Vecan
    te krijojne dhome te ngrohte per dimerin Korcar,sepse Korca ka fjalen: GUSHT E GUNE. Bulevardi i vjeter do asfaltuar,gropat dhe pluhuri i makinave e ndynin xhiron tipike te banoreve.Korca ka supernevoje per fronte te reja punesh,kjo kerkon studim te sakte te shtrirjes se qytetit
    neper kodrat,mbi varezat e deshmoreve,atje fillimisht te hapen rruget e reja,pas tyre te planifikohen
    siperfaqet per banesa private.POR NJE UNAZE E RE, QE TE KALOJE REZE MORAVES,te dale nga Barci,te kaloje
    ne perendim te Cifligut,me tej prane fabrikes se tullave,te qarkoje mbi Mborje per tu bashkuar ne nje reth te ri,ku do ndertohet Korca e re,brenda unazes 3,
    te saj.Kjo kerkon studim,per perspektiven nga qe arkitektet shikojne pas 100 vitesh si e ku do shtrihet qyteti i ri.Dhe neper keto rruge qe tani nuk duhen lejuar te ndertohen vepra qe neser kerkojne prishje nga qe atje do kaloje UNAZA E RE Nr3.me rruget e saj sekondare dhe terciare.Shikoj ketu ne Filadefia
    sa me perspektive kane ndertuar ne fillim RRUGET.Biles nga qe qyteti po shkon mbi 3 milion banore,tani ju duhet te prishen ndertesa,per te kaluar atje rruget e reja,sepse trafiku
    dhe njerzit jane shtuar teper.Ne se planifikimi behet me kohe,ai percakton
    shkollat,spitalet e
    rinj,bangat,zyrat,parqet dhe gjithecka qe i duhet nje qyteti per te msare fryme normalisht ne c’do drejtim.Dhe jo si Korca e vjeter,e cila duhet ruajtur,ku shtepite jane ne kuris njera me tjetren ose ne shpatullat e tyre,aqsa degjohen pordhet e komshiut o geritjet tij kur fle.Sikunder Mborja po behet lagje e Korces,ashtu do behen neser fshatrat
    e gjithe fushes,biles edhe ato te reze maleve.Planimetria e sakte per perspektiven e qytetit, kerkon kohe
    dhe pune,por ajo DUHET TE EGZISTOJE DHE JO MOS KETE URBANISTIKA KETE PLAN ME KOHE.
    Korca nje qytet disi me vehte nga te tjeret,per shkaqe gjeofizike,ka dhe nje kulture te vecante nga ato qytete.Mbi te gjitha,mos nenvleresoni
    KULTUREN FETARE,eshte e vetmja qe
    sjell paqen,harmonine,unitetin familjar dhe shoqeror.Ndaj ata te rinj
    qe braktisin edukaten fetare,bejne mekat te math.Edhe filozofet,qe kane
    cenuar fene,e kane kuptuar demin e math qe ju sollen atyre njerezve qe i degjuan dhe braktisen fene.Edhe vete shkencat sot o mot,nuk mohojne lidhjen e fese me shkencen.Por e vetmja qe zbut njeriun ESHTE FEJA,ndaj Korcaret permes saj kane rifilluar perseri te lidhen,te harmonizohen,nga qe monizmi na mohoi dhe na shkateroi fene.Kjo ka bere qe edhe nje pjese e mire e Korcareve te jetojne ne vetmi,te izoluar edhe pse jane ne nje qytet.Kjo nuk me pelqeu krejt ne viziten time te dyte ne qytetin e vendlindjes.E pashe nga afer ftohtesine e njerezve,nga qe i jane larguar ZOTIT.Sado te bukur ta beni
    Korcen,po ju larguat ZOTIT, c’do gje
    shkon kotesi.Ligor Luarasi,SHBA.

  11. Ziko Ll. Kapuranion 09 Aug 2009 at 2:34 pm

    Përshëndetje poetike stafit të Penës korçare

    Poetët korçarë
    Më ka pëlqyer një poezi dyvargshe e poetit korçar Fatmir Ceci, në të cilën gërshetohet talenti, puna, mënçuria, muza e tij. Ai thotë se Korça ka poetë se nuk ka det. Kjo do të thotë se deti i Korçës janë poetët. Dhe mnua më pëlqen të shkruaj për këtë det shpirtëror. Një det i kaltër, që mbuah brigjet për rreth me freskinë e tij. Një det i çuditshëm, krejt i ndryshëm nga detet e botës. Det ku mbi dallgët e kaltra, tundin shtatin elegant, krifat e blerta bredha e ahe, boriga e lisa, det ku mbi dallgëçfaqin kokën ishuj të vegjël shkëmborë, det mbi të cilin udhëton Dielli dhe retë si këmbësorë të lodhur. Një lis përmi këto dallgë më ka ngulur në gjoks edhe mua poeti i Bregut, Llambi Gjikuli. në një poezi të tij. Unë e besova dhe më duket se vërtet e kam një lis në gjoks. Ndërsa mallakastrioti i humorit dhe i vargut të këndshëm, Bujar Muçaj, më thotë se nuk duhet t’i zhgënjej ato brigje, se në se nuk u shkoj dot sonte, nesër mbrëma duhet t’u shkoj patjetër.Dhe unë nuk i zhgënjej dot. Vij e takoj Korçën time me Detin e sa të mrekullueshëm. Ngas me lopatën e vargjeve varkën e vogël të nostalgjisë. ( Tjetëtë se më pëlqen rraca e bukur e kuajve. Të udhëtosh nëpër një det të tillë me një kaike, është ëndër e bukur.) Diku në thellësi më ngre dorën Skënder Rusi, i cili e do një rrugë me emrin e tij. Do një rrugë të çuditëshme, rrugë të shtruar me puthje, një rrugël poetike. Dhe këtë rrugë ai e ka shtruar vetë me kohë. Mandej shikoj me nënën e tij për krahu L

  12. Ziko Ll. Kapuranion 12 Aug 2009 at 2:57 am

    (vazhdim) …Ladi Torovecin, me nje nene, trupi i se ciles ka marre perkuljen e flamurit ne gjysem shtize. Nga nje dallge del e i ngjitet varkes poeti Agron Elezi. Ne duar mban filiza te rinj bredhi e pishe. “Na duhet Flora” thote. Mandej ngaterrova syte e shkrimtarit Ciko me nje dallge qe vinte furishem. Ne krahe kishte nje korie si gune vllahe. Nga nje cep me shkel syrin Arben Shaholli. Mban ne duar dy boriga, ose dy devollesha te bukura. Varka e vogel m’u trondit. Beni qesh. Deti ngre dallge. Permbi ‘to dalin Gjergj Mihallari, Edmond Zace, Ylber Merdani, Gjergji Dushku, Skender Demolli, e shume te tjere. Permbi dallge ata kishn vene ne hell henen. Hena shqerre. Ate e sillte verdalle permbi prush dushku, miku i Detit, Vangjush Mile. C’pritje bujare! Ne qiell u cfaqen Vangjush Ziko dhe Thani Naqo. Mandej Edmond Shallvari e Ardita Jatru. Nje qiell i larget i pasqyruar ne Detin korcar.
    Pershendetje te perzemerta “penes korcare” Ziko, Selanik.

  13. Thani Naqoon 21 Aug 2009 at 6:39 am

    TREVA ME LIRIKE TROJEVE SHQIPTARE

    Pershendes iniciatoret qe formuan faqen internetike korcare, Vizion, me deshiren e madhe poetike qe ajo t’i sherbeje bashkimit shpirteror te korcareve, devollinjve, kolonjareve e pogradecareve, njekohesisht zeri i saj te perhapet ne te gjitha trojet e tjera shqiptare.
    Eshte treva me lirike e trojeve tona, nga kane dale pena te fuqishme poetesh e shkrimtaresh si Lazgushi, Kuteli, Gramenoja, Driteroi, Andoni, Laco, Petriti, Qiriazi,Ziko, Zoto, Rusi, dhe kam bindjen e plote se nga keto treva do te dalin te tjere shkrimtare e poete qe do te cojne me tej traditen artdashese.
    Shume nga krijuresit qe premtojne jane shperndare rrugeve neper bote, por kjo nuk do te thote se ata harrojne se jane shqiptare. Cfaredo gjuhe qe te flasin ne dhe te huaj, asnjeri nga ta nuk mund te rehatoje ndjenjen shpirterore, vec se me gjuhen e nenes, me gjuhen e atdheut.
    Ne nje dekade e kam pare Korcen jo me syrin idilik, por me syrin e krijuesit, si e lashe Shqiperine ne vitet 97 dhe si e gjeta tani, me syrin poetik si do te behet jo vetem Korca, por e gjithe Shqiperia ne te ardhmen.
    Gjithkush duhet te shembe iluzionet e hidhura, te zgjohet nga gjumi i endrres se keqe dhe ta shohe Shqiperine djepin e femijerise dhe shtratin ku prehet pleqeria, dhe kjo nuk eshte nje aksiome matematike, por probabiliteti i jetes te cdo njeriu.
    Gjithkush qe ka emigruar, eshte e pamundur mos shohe endrra me serenata korcare, dasma devolli, kolonje apo poradeci. Kete fenomen psikologjik e spiegojne jo vetem krijuesit, por te gjithe qe e pelqejne lirizmin e jetes, mbasi kudo qe kane shkuar, jeta e tyre eshte kurbet, eshte pune, fitim e lodhje dhe rehatine shpirterore e gjejne vetem ne vendlindje. Krijuesit jane ata qe ndihmojne ne rizgjimin e ndjenjes njerezore, pasi jeta, ne kohen moderne ndryshon shume shpejt dhe kete mesazh e percjellin vetem njerezit e artit.
    Egjithe Shqiperia po zhvillohet, padyshim edhe Korca jone, padyshim edhe Devolli, Kolonja dhe Pogradeci, pasi cdo ndjenje e qytetit te Korces eshte lidhur ngushte me bukurine e rrethinave te saj.
    Jo shume larg ne kohe, ato do te formojne nje treve te tille ku gjithkush do t’ja kete ziline dhe endrren per te te jetuar ketyre aneve.
    Pershendes krijuesit e treves me te cilen une krenohem dhe i ftoj te shprehin talentin e tyre ne zbukurimin e shpirtit njerezor.

    Me dashuri e respekt, Thani Naqo

  14. Ligor Luarasion 17 Dec 2009 at 8:03 pm

    KORCARE TE KUDONDODHUR!

    Gezuar per shume vjet KRISHLINDJET DHE VITIN ERI,2010-te.
    Ketu ne Filadelfia do mblidhemi me kitaren tradicionale te kengeve: SERENATA KORCARE, pas nesh vijne edhe emigrante te qyteteve te tjere,sepse ka embelsi kenga Korcare,ajo ka fituar popullaritet.Kjo eshte arsyeja qe kudo te ini,mos e lini rastin per tu bashkuar nen tingujt e melodive tona aq harmonike. Ju pershendes te gjitheve ne mbremjet tuaja me kengen serenate:
    A T’KUJTOHET DIT E MAJIT”, GEZUAR PER NGA MOT.Ligor Luarasi,SHBA.

  15. Edison Myrtezaon 24 Jan 2010 at 4:02 am

    Ju pershendes patriote te nderuar!
    Me vjen mire qe dikush ka menduar te krijoje nje blog per qytetin tone te mrekullueshem te Korces.
    U bene tashme kater vjet qe jam larguar dhe ndodhem ketu ne Pekinin e stermadh te Kines gjigande. Kam patur mundesine te kthehem per disa kohe pare nje viti prane familjes sime dhe qytetit tim te Korces. Te them te drejten me dhemb ne shpirt. Nuk gjeta asnje ndryshim nga ajo cka lashe para se te largohesha drejt Kines ne vitin 2006. Nje plogeshti dhe nje monotoni qe s’kishte te sosur. Te gjithe flasim se behet e behet, por asgje. Vinte ora 7 dhe te gjithe brenda ne shtepi, sikur jashte te ishte koha gjithe debore ose te kishe frike te dilje ne rruge.
    Me vjen keq per gjendjen qe eshte katandisur qyteti im i mrekullueshem. Te gjithe po ikin, me thoshte dikush. Sigurish, sidomos brezi i ri. Nese nuk ke pune, nuk ke perspektive, pa asnje aktivitet kulturor dhe pa asgje tjeter, sigurisht qe do ikesh. Une i pari madje edhe pse kam shpresuar shume se ai qytet do te behet.
    E dua Korcen time dhe me vjen keq qe e shoh ne ate gjendje, por te jeni te bindur se keshtu sic po ecet ne ate qytet, asnje prej brezit te ri nuk ka per te qendruar. Tirana do t’i mbledhe te gjithe, ashtu sic do te me mbledhe dhe mua dhe qe Korca ime e dashur s’ka per te me patur me asnjehere mua dhe shume e shume te tjere ne gjirin e saj per te punuar serisht.

    Ju pershendes dhe ju uroj cdo te mire ne jete.

    Edison Myrteza
    Beijing, Kine.

Lidhja rikthyese | Nyja RSS per komentet

Lini nje koment, ose dy