Fshat në rrethin e Korçës në lartësi 1350 m, i vendosur në jug të malit të Moravës dhe në jug – lindje të Korçës. Dardha ndodhet 18 km larg qytetit të Korçës.
Fshat klimatik me bukuri natyrore. Banesat prej guri, karakteristikë për fshatrat malorë i japin një bukuri natyrale tërheqëse. Rreshjet e shumta të dëborës dhe Pistat natyrale të krijuara janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore sidomos atë të skive. Ka pyje të shumta e të dendur të veshur me ah, dushk, lajthi, pishë e bredh etj.
Ka burime kurative (squfurore).
Banorët e fshatit për arsye ekonomike kanë emigruar që herët në SHBA ku u shquan si veprimtarë të shoqërive patriotike, si shoqëria “PËRPARIMI”etj.
Me emrin e këtij fshati njihet kostumi popullor i grave dhe vajzave të Devollit të sipërm, ku mbizotërojnë e kuqja dhe e zeza dhe janë pjesë e pasurisë sonë kombëtare. Po kështu dhe “Vallja dardharçe” që shquhet për elegancën e saj në të luajturën nga gratë e vajzat e këtij fshati.
Banorët e këtij fshati po restaurojnë shtëpitë e tyre me qëllime strehimi të turistëve, duke qënë një fillesë për zhvillimin e Turizmit familjar. Ka një “Motel” të pajisur mirë, që pret vizitorë në çdo kohë.
DRENOVA:
-Drenova është vendlindja e poetit të madh Aleksandër Stavre Drenova, (Asdreni). Autorit të vargjeve të HYMNIT KOMBËTAR SHQIPTAR. Fshati është 5 km larg nga qyteti i Korçës, (në rrugën që shkon për në Kolonjë), me rrugë të asfaltuar. Banorët e saj kultivojnë pemën e Manit të zi, nga e cila del rakia e manit që është një lloj rakie e veçantë.