05-21-06
“GURI I KAMJES” -Madhështor shfaqet Guri i Kamjes i cili ngrihet menjëherë mbi territoret përreth duke marrë pamjen e një vapori që lundron mbi një “Det të blertë”. Është e gjatë 17 m, e gjerë 3 m, e lartë 10 m. Është vepër arti e rrugës së vjetër “EGNATIA”
GJEOMONUMENTET NË RRETHIN E POGRADECIT
“GURI I KAMJES” -Madhështor shfaqet Guri i Kamjes i cili ngrihet menjëherë mbi territoret përreth duke marrë pamjen e një vapori që lundron mbi një “Det të blertë”. Ka përmasa: i gjatë 100 m, i gjerë 80 m, i lartë 70 m dhe ndodhet 1461 m mbi nivelin e detit. Forma e tij vjen nga skalitja dhe modelimi i vazhdueshëm nga errozioni. “KANONI I LLËNGËS” Gjendet në afërsi të fshatit Llëngë. Është i gjatë 1 km, i ngushtë 15-20 m. Përbën një formë të rrallë e të bukur të relievit me shpate vertikale dhe lartësi 50-60 m.
“LIQENET E LUKOVËS”
Gjenden në Bishnicë të Komunës Velçan, rreth 80 km nga qyteti i Pogradecit. Liqeni i madh ndodhet në kuotën 1851 m mbi nivelin e detit me një sipërfaqe 0.05 km2, ndërsa liqeni i vogël ndodhet në kuotën 1706 m me sipërfaqe 0.035 km2. Të dy liqenet rrethohen me një kurorë pyjesh të perzierë ahu dhe bredhi.
“GADISHULLI I LINIT” Gjendet në liqenin e bukur të Pogradecit (Ohrit), rreth 22 km në veri të qytetit me një sipërfaqe 3 km2. Në të gjenden mozaikët e bukur të Linit të kohës së Perandorit Justin të Romës, si dhe rrënojat e kishës së “Shën Kollit” në verilindje dhe manastiri i “Shën Thanasit” në jugperëndim. (ndërtuar në vitin 200).
“URA E GOLIKUT” (vend arkeologjik)
Ndodhet 40 km nga qyteti i Pogradecit, në afërsi të rrugës automobilistike që shkon për në Proptisht. Është e gjatë 17 m, e gjerë 3 m, e lartë 10 m. Është vepër arti e rrugës së vjetër “EGNATIA”
“VARREZAT E SELCËS” (vend arkeologjik)
Gjenden në fshatin Selcë e poshtme të komunës së Proptishtit. Janë 5 varreza monumentale 2400 vjeçare të vendosura në një faqe mali të ndërtuara nga mjeshtri Ilir Meko, në fund të shekullit të IV para Krishtit, të cilat janë unikale në Europë për nga aplikimi i tyre në shkëmb.
“KALAJA E POGRADECIT” (vend arkeologjik)
Është vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka patur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qënë një kala Iliro-shqiptare e hershme.
“SHPELLA DHE KISHA E SHËN MARENËS” (vend kulti)
Ndodhet në verilindje të fshatit Jolle. Në shpellë janë vendosur ikonat e “Shën Mërisë”. Është e gjatë 25 m, e gjerë rreth 2 m dhe e lartë 1.60 m. Kisha e Shën Marenës është ndërtuar në një reliev malor rreth 300 m nga shpella. Është një kishë ortodokse e ndërtuar në vitin 1744 (ka një infrastrukturë të papërshtatshme).
|