Festa e Lakrorit
Ky projekt do të jetë një festë popullore e ushqimeve tradicionale. Pjesëmarrësit do të jenë nga i gjithë rajoni. Lakrori me dy petë do të jetë simboli i festës, por gjithashtu panairi do të jetë i hapur për të gjitha llojet e gatimeve tradicionale. Pjesëmarrës mund të jenë edhe restorantet me pjatën e tyre tradicionale. Aktiviteti do të zhvillohet në ambient të hapur tek kodrat e qytetit.
Realizimi: 11 Maj
Buxheti: 530.000 Lekë
Për një qytet më të pastër
Përshkrim shkurtimisht:
Në ditën e Mjedisit, nxënës dhe studentë nga shkollat tetëvjecare, gjimnazet dhe universitetet të pajisur me doreza plastike dhe qese të zeza si dhe me bluza me simbolet përkatëse mbledhin plehrat e qytetit dhe takohen të gjithë së bashku para pallatit të sportit ku organizohet një aktivitet i shkurtër (çdo shkollë mund të ofrojë një program të vetin).
Realizimi: 5 Qershor, Dita Ndërkombëtare e Mjedisit
Buxheti: 400.000 Lekë
Karnavalet e Korçës
Përshkrim shkurtimisht:
Festa e Karnavaleve do të organizohet në sheshin para Katedrales së qytetit dhe do të zgjasë dy ditë të muajit qershor duke i rikthyer Korçës traditën e hershme të festimit të karnavaleve.
Kalendari i aktiviteteve për dy ditët e karnavaleve:
Parada e hapjes (përfaqësues nga qytete, zona të ndryshme parakalojnë me veshje tradicionale).
Konkursi për veshjen më interesante
Miqtë e karnavaleve (akrobatë, animacione për fëmijë, pjesë teatrale të shkurtra me ndihmën e Portokalli Show)
Korça Romantike (Serenatat; Përgatitja e një programi kulturor)
Ballo me maska
Party e hapur (muzikë e lartë, DJ)
Fishekzjarre
Realizimi: Qershor
Buxheti: 4.430.000