Java e Muzikës
Gjatë një jave në pika të ndryshme të qytetit do të ketë një aktivitet muzikor që i takon një zhanri të caktuar.
Muzikë klasike
Rock music
Muzikë popullore
Muzika shqiptare në vite
Koret
DJ
Realizimi: 14-19 Korrik
Festa e Birrës
Përshkrim shkurtimisht:
Ështe një nga aktivitetet më të mëdha të organizuara nën kujdesin e Bashkisë Korcë. I konceptuar si aktivitet masiv përfshin aktivitete kulturore, argëtuese, promovuese. Megjithëse emërtimi është “Festa e Birrës” ky aktivitet është gjithpërfshirës për qytetin dhe më gjërë duke u konsideruar si një Festë Qyteti. Për këtë vit në varësi të Buxhetit të siguruar planifikohet të zhvillohet 3-5 ditë në javën III të Gushtit. Kapaciteti Logjistik për këtë vit është planifikuar 2 herë më i madh.
Realizimi: Gusht
Buxheti: 7 500 000 lek
Mbështetja e kërkuar mund të jetë në kontribut direkt në elementët e aktivitetit ose me mbështetje financiare.