07-11-08
Por njerezit qe udhetojne me shpesh drejt tij jane artistet korcare dhe ata pogradecare te penelit. Fshati qe ndodhet 27 kilometra larg qytetit te Korces, me piken e tij me te larte te quajtur Rungaja 1750 metra mbi nivelin e detit eshte i vendosur midis maleve. Piktoret korcare, Sotiraq Kuqali, Koco Ristani, Sotiraq Xega, Genti Proko, Engjellush Minaj e Romeo Kallco jane te pranishem ne Vithkuq cdo fundjave per te pikturuar peisazhet e tij. Terreni i thyer kodrinor i fshatit Vihtkuq, qe shtrihet ne tre lagje te medha, shpalos te gjitha bukurite e nje natyre malore qe per piktoret jane nje pasuri peisazhi e pashtershme. Sipas tyre, vjeshta e Vithkuqit eshte shume e larmishme ne ngjyra per shkak te bimesise se pasur, por edhe stina e pranveres nuk eshte me pak terheqese. Sidomos ne vjeshte por edhe ne pranvere e dimer piktoret korcare e kane mjaft te preferuar fshatin e peisazheve te pafund. Sotiraq Xega tha se ka mbi 120 punime peisazhi nga Vithkuqi, Sotiraq Kuqali ka krijuar mbi 50 punime ne fshatin piktoresk. "Ne kemi hapur edhe nje eskpozite ne Vithkuq me pikturat e peisazhit te ketij fshati", tha Genti Proko, ndersa shton se ne ekspozitat e celura ne qytetin e Korces keto punime zene vendin kryesor. Piktoret korcare ne Vithkuq nuk i terheq vetem natyra por edhe monumentet e kultures qe ruhen atje. Jane 4 kisha, sipas tyre ne gjendje te mire dhe te restauruara qe kane vlera te medha historike te artit bizantin. Kisha e Shen Pjetrit e pikturuar nga vellezerit Zografi se bashku me varrezat e lashta perbri. Kisha e Shen Mehillit ka afreske ne dy shtresa dhe mendohet se eshte pikturuar nga Kostandin Jeromonaku. Ne shekullin e XVIII-te, ne periudhen e lulezimit te tij, Vithkuqi ka patur 24 kisha, nga te cilat edhe manastirin e famshem te Shen Pjetrit. Ne hotelin e fshatit, tani ne stinen e dimrit te vetmit bujtes jane piktoret e ardhur nga Korca. Jo me larg se kete fundjave grupi i pitoreve ishte ne Vithkuq, per te hedhur ne telajo peisazhet e dimrit te punuara ne akuarel dhe pastel. "Nuk jemi te vetmit qe kemi pasion te pikturojme natyren e Vithkuqit. Koleget tane nga qytete te tjera si Anastas Kostandini nga Pogradeci, piktori durrsak Gavril Pistuli apo Skender Kamberi kane shprehur deshiren qe te mos "humbasin" Vithkuqin nga krijimtaria e tyre", u shprehen artistet korcare. Dhe sipas tyre, fshati malor me vlera natyrore dhe historike eshte gjithmone dhe per kedo mikprites.
|