Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet

09-12-08

Opsione

Article by:




Eksportet shqiptare po vijnë gjithnjë në rritje. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në pesë muajt e parë të vitit, gjatë periudhës janar - maj eksportet shqiptare në sasi u rritën me 10 për qind të volumit në total. “Gjatë kësaj periudhe është realizuar një volum mallrash prej 658 037 ton, krahasuar me 600 630 ton të së njëjtës periudhë të një viti më parë”, thanë burimet zyrtare. Si vlerë eksportesh gjatë 5-mujorit është realizuar një volum prej 48 019 milionë lekë, me një rritje prej 16 për qind më shumë, krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit të kaluar, kur u realizuan vetëm rreth 41 422 milionë lekë eksporte. Sipas specialistëve të Bujqësisë, rritja e kërkesës për mallrat shqiptare është e lidhur edhe me faktin se prodhimet bujqësore shqiptare janë natyralisht të pastra. “Vetëm 25 kg për hektarë plehra kimike përdoret sot në Shqipëri, në një kohë kur në Europë ky përdorim shënon 155 kg për hektar”, thanë burime nga Ministria e Bujqësisë. Orientimi i fermerëve drejt tregut të huaj, përmes bujqesisë organike, përbën një ndër drejtimet kryesore, me të cilat ata mund të sigurojnë të ardhura të mira. Sipas specialistëve, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë shpejt eksportuese e produkteve organikisht të pastra. Përbërësit kryesore të këtij avantazhi janë mjedisi rural i pastër, me përdorim gati të papërfillshëm të plehrave kimike.

“Viti 2007, ndonëse vit tejet i vështirë bujqësor për gjithë botën dhe Shqipërinë për shkak edhe të thatësirës së tejzgjatur, në Shqipëri shënoi shtim të prodhimit bujqësor dhe për pasojë ulje çmimi për shumë produkte. Përjashto orizin, sheqerin, vajin e ndonjë produkt tjetër që nuk është prodhuar e nuk do të prodhohet kurrë në Shqipëri, shumica e produkteve të tjera ka ulje çmimi për shkak të shtimit të prodhimit”, thuhet në raport.

Ministria e Bujqësisë publikon statistikat për vitin e kaluar:Importuam 315 tonë grurë

Shqipëria importon gjysmë miliardë USD ushqime, konsumon 4 miliardë USD

Shtimi i prodhimit vendas ka ulur një pjesë të çmimeve të ushqimeve. Duke analizuar të dhënat statistikore të vitit të kaluar specialistë të Ministrisë së Bujqësisë bëjnë me dije se prodhimi shqiptar është gjithnjë e më shumë në treg, përveç mallrave të importuara. Por gjithsesi importi i grurit mbetet në shiffra të larta. Vetëm 250 mijë tonë ëstë prodhuar në vend, ndërsa 315 mijë tonë kanë ardhur nga jashtë. Sipas specialistëve, më shumë se 50 për qind e nevojave për perime dhe produkte të tjera bujqësore plotësohen nga fermërët shqiptarë, madje edhe me çmime më të ulëta. Veç produketeve si vaji, sheqeri dhe orizi që nuk mund të prodhohen kurrë në vendin tonë, pjesa tjetër është prodhim vendas. Madje, vetëm 500 milionë dollarë është vlera, sipas Ministrisë së Bujqësisë për importin e ushqimeve për 2007-ën, ndërsa 4 miliardë dollarë ushqime që konsumohen në vend plotësohen nga prodhimi vendas.

Raporti

Këto analiza statistikore sipas specialikstëve të Ministrisë së Bujqësisë vërejnë se prodhimi vendas është ai që bën ndryshimin në situatën e krizës botërore. Publikimi i këtij vjetari statistikash rrëzon panikun artificial të krijuar. “Viti 2007, ndonëse vit tejet i vështirë bujqësor për gjithë botën dhe Shqipërinë për shkak edhe të thatësirës së tejzgjatur, në Shqipëri shënoi shtim të prodhimit bujqësor dhe për pasojë ulje çmimi për shumë produkte. Përjashto orizin, sheqerin, vajin e ndonjë produkt tjetër që nuk është prodhuar e nuk do të prodhohet kurrë në Shqipëri, shumica e produkteve të tjera ka ulje çmimi për shkak të shtimit të prodhimit”, thuhet në raport. Të dhënat në raport tregojnë se prodhimi i grurit ishte vetëm 250 mijë ton ndërsa jaën importuar 315 mijë ton. Gjithsesi ky prodhim parashikohet të jetë në rritje. “Në vjeshtë 2007 janë shtuar sipërfaqet e mbjella me grurë me 20 mijë ha dhe janë të pambjella 50 mijë ha tokë që është djerrë”, thuhet në raport. E njëjta situatë edhe me prodhimet etjera bujqësore. “Krahasuar me pak vite më parë, përmirësimi është i ndjeshëm. Nëse në vitin 2002 kemi prodhuar vetëm 60 mijë ton fruta pa ullirin, në vitin 2007 janë prodhuar dy herë më shumë, 120 mijë ton”, thuhet në raport.

Prodhim 100% shqiptar

Fermerët shqiptarë kanë nisur të investojnë gjithnjë e më shumë edhe për shtimin e sipërfaqeve të serrave. “Vetëm sipërfaqet e serave me ngrohje janë rritur gati dy herë në 2007 krahasuar me vitin 2005”, thuhet në raport. Numri i pemëve frutore në dy vitet e fundit është rritur me 31 për qind, i ullinjve me 11 për qind dhe i vreshtave me 14 për qind. “Ndërkohë, në vitin 2007 janë prodhuar në vend më shumë se 2.5 milionë fidanë drufrutorësh dhe hardhish, dy herë më shumë se një vit më parë”, theksojnë ekspertët. Kjo ka dhënë mundësi në shtimin e mbjelljeve dhe në pak vite më vonë, të shtimit me ritme më të mëdha të prodhimit të këtyre produkteve.

Blegtoria

Shqipëria ka më shumë krerë se Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, si dhe dy herë më shumë se Maqedonia, gjë që favorizon edhe plotësimin e nevojave të tregut vendas me mish. “Sipas të dhënave statistikore të Ballkanit Perëndimor, numri i të imtave tek ne është më i madh se numri i tyre në Serbi, Kroaci, Maqedoni dhe Mal i Zi të marra së bashku. Ky është potencial i madh qe ne duhet ta mbështesim e administrojmë më mirë”, thuhet në raport. Në këtë drejtim, prodhimi i mishit llogaritet rreth 75 mijë ton dhe importi i tij ishte 22 mijë ton, vitin e kaluar. “Sallame e proshuta të prodhimit vendas janë 9 mijë ton, përkundrejt 4 mijë ton të ardhura nga importi, si dhe djathë i vendit rreth 13 mijë ton, përkundrejt 1.5 mijë ton të importuara”, thuhet në raport. Sipas specialistvëe këto të dhëna e rrëzojnë mitin e rrënimit të prodhimit vendas, siç ndërkohë, pesha e lartë e disa artikujve të importit ka vend të përmirësohet ndjeshëm. Pellgjet më të mëdha bujqësore janë Lushnja, Berati, Fieri, Shkodra, Korça, Dibra ku prodhimi vendas është 100 për qind vendas dhe i “padiskriminuar” nga importet e ushqimeve. Blegtoria u vlerësua nga Ministria e Bujqësisë si një nga sektorët më të rëndësishëm që ka zënë rreth 49 për qind të prodhimit të përgjithshëm bujqësor, ku rol të rëndësishëm zë industria e qumështit, e cila përfaqësohet me rreth 500 linja përpunimi dhe 10 fabrika moderne, me shtrirje pothuajse ne te gjithë vendin.
 


                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com