Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar

11-23-08

Opsione

Article by:




 

Një hapësirë ekspozuese ndryshe. Një shtëpi antikuarësh ku gjithçka i kushtohet artit të vjetër shqiptar. Punime të ikonografëve të njohur, ikona që datojnë nga shekulli i 13, enë të ndryshme dhe zbukurime në porcelan e qelq... Të gjitha këto janë ekspozuar në Shtëpinë e Antikuarëve në Korçë, falë nismës personale të koleksionistit Gjergji Thimio.

Pasioni, dëshira për t‘u njohur me të vjetrën, për ta ruajtur atë, pse jo edhe për ta pasur të vetën, e ka shtyrë Gjergji Thimion që vit pas viti të pasurojë koleksionin e tij. Koleksionimi i veprave të artit, (një rit gjithaq me origjinë antike) i shtyn jo rrallë persona të ndryshëm t‘i mbledhin e t‘i ruajnë këto objekte. Shpeshherë, arsyeja ka të bëjë me motive kulturore apo estetike. Koleksionistët i kushtojnë një pjesë të mirë të kohës kërkimit të objekteve të dashura. Hulumtojnë, deri sa bien në gjurmë të objektit. Pikësynimi është ta bëjnë për vete atë. Thuhet se koleksionistët formojnë një racë më vete: hobi që kanë i jep shije jetës, njihen dhe janë në kontakte të përhershme me objekte e njerëz që, në rrethana të tjera, as që do t‘i kishin njohur ndonjëherë. Asnjëherë nuk mërziten e shumë kohë ia kushtojnë studimit, gjetjes dhe blerjes së objekteve të reja. Të qenit koleksionist i mban gjallë. Marrëdhënia e tyre me rrënjët e së shkuarës është gjithnjë e fortë, pavarësisht kohës që shkon.

I tillë është edhe rasti i Gjergji Thimios, i cili ka vendosur që të gjithë këtë punë që, i ka kushtuar vite të tëra kërkimesh, ta ekspozojë për publikun. Ai ka vendosur që koleksionit të tij t‘i japë formë në një galeri të vizitueshme falas nga ata që preferojnë pjesën e vjetër të trashëgimisë sonë kulturore dhe të objekteve të përzgjedhura nga vitet dhe shekujt e kaluar. Shtëpia e Antikuarëve ka një fond të pasur me 150 punime të grumbulluara në vite, të cilat Thimio ka vendosur t‘i ekspozojë për publikun e gjerë. Kështu qytetit të Korçës, krahas Muzeut të Ikonave, i shtohet edhe një tjetër hapësirë ekspozuese e antikuarëve, edhe ato, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore. Vetë koleksionisti tregon se ka grumbulluar gjithsej 150 objekte, ikona të autorëve të njohur si Shpataraku, vëllezërit Zeografi, etj. Ikona më e vjetër e koleksionit të tij i takon shekullit 13, që është trashëguar nga një familje korçare.

Enë, punime në porcelan, fotografi të vjetra dhe piktura, orë dhe orendi shtëpiake, oxhakë por edhe orendi të tjera kanë shtuar fondin e pasur të koleksionit disavjeçar. "Të gjitha punimet janë rezultat i kërkimeve për të krijuar një koleksion të pasur. Prej vitesh, jam munduar që të grumbulloj një sërë ikonash, të cilat janë pasuria ime më e madhe. Një pjesë e mirë e koleksionit janë punime të ikonografëve të njohur korçarë dhe kanë vlerë të papërsëritshme. Të gjitha janë të miratuara nga ana e institucioneve përkatëse. Ato janë koleksionuar nga familjet që i kanë ruajtur, por edhe nga kërkimet personale", tregon Thimio. Për prefekten e Korçës, Efrida Zefi, kjo është e para galeri në vend e kësaj natyre, me ikona të vjetra dhe antikuarë të ruajtur me kujdes. Sipas saj, këto objekte sjellin një pjesë të rëndësishme të pasurisë dhe trashëgimisë sonë kulturore, në fondin e një muzeu të ri. Vetë koleksionisti tregon se mes ikonastaseve, më i vjetri daton në shekullin e 17. Ai thotë se kjo galeri është e hapur për vizitorët që janë kureshtarë të njihen me objektet shumëvjeçare, për ata njerëz që ashtu si ai kanë pasion për të njohur të vjetrën, artin e gjithçka lidhet ngushtë me të shkuarën. Ndërkaq mes objekteve të shumta nuk mungon as artizanati, enë të punuara me dorë, por edhe objekte të rralla që vijnë nga shtete të tjera. E tillë është edhe një ikonë me autor italian, si dhe portreti i Stalinit. Koleksionisti ka në plan të çelë së shpejti edhe muzeun e parë privat ikonografik. Sipas tij, për shkak se ikonat e vjetra nuk mund të ruhen në një galeri të tillë, ato do të mbahen në një vend të sigurt që të mos ketë dëmtime për shkak të ambientit. Deri më sot, ai i ka mbajtur në një vend të veçantë të gjitha këto objekte të rralla, për t‘u siguruar atyre ruajtjen nga agjentët e jashtëm. Herë pas here, ai edhe i ka ekspozuar ato në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Në bashkëpunim edhe me Muzeun e Ikonave, këto punime janë restauruar për t‘i rezistuar kohës
.



                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Ne Menkulasin e Driteroit
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com