Posta
Lojra
Numratori

    
Kreu > Kronika

Ne Menkulasin e Driteroit

12-14-08

Opsione

Article by:




Nis kështu një varg i Dritëroit, në një vjershë kushtuar fshatit të lindjes.

Në Menkulas na shpuri Sami Begolli. Dëshirë të hershme kishim patur, por nuk na ishte dhënë mundësia që të qëndronim në këtë fshat kufitar, me histori e tradita, por dhe djepi që rriti të madhin e penës sonë Dritëro Agollin. Me ftesë të nënshkruar nga vetë autori i librit "Menkulasi i Dritëroit", nisemi së bashku me poetin Ramadan Dinoshi që banon në Dishnicë. Në të dalë të Bilishtit gjejmë stacionin e fugonave që rrahin për në zonën e Mirasit dhe pak më përpara gjendet Menkulasi. Në buzë të stacionit pimë nga një kafe të shoqëruar me raki së bashku me Ramadanin, si të thuash po e ndezim që këtu gostinë për të cilën jemi ftuar. Kamarieri na thotë se nga do t'i binim rrugës në këmbë, nga Ponçara apo nga Vidëhova. -Na ngatërroni - i themi se nuk jemi për në kurbet, por jemi të ftuar për muhabet nga Sami Begolli, në Menkulas. "Ehë, tek ai që ka bërë atë librin për Dritëroin", mbyll bisedën me ne kamarieri. Fugoni i radhës u mbush dhe ne nisemi për në Menkulas. Rruga është e shtruar me asfalt, por nuk mungon dhe ndonjë kafshim i rëndë i gomave që ka lënë shenja për gropa. Gropat hapen nga lëvizja e mjeteve me zinxhara dhe nga ato të tonazheve të rënda. Por gjithsesi është një rrugë që ecet dhe lëvizet shpejt. E asfaltur është rruga për në Sul, Fitore e deri në Miras. Majat e maleve nuk duken se janë mbështjellë herët me re dimërore dhe, pritet që në majat më të larta të hedh borë. Të ftohtët ndjehet disi. Po përsëri është vjeshtë dhe në pritje të atij beharit të vogël, njerëzit e harrojnë këtë dimër të lashtë që ka nisur. Menkulasi është fshat në Devoll, fshat kufitar dhe gjendet 13 km në jug të qytetit të Bilishtit. Poshtë në juglindje të fshatit kalon lumi Devoll që me pasion të veçantë i ka kënduar Dritëro Agolli. Lumi shket ngadalë/ Rrëzë portës sonë/Vjen e puth një valë/Barin aq të njomë. Vargje plot më mbetën/Buzë atij lumi/Zalleve u tretën/ Mbuluar prej kumi.



Dritëroi na shpie në Ponçarë.

Por rrugën e devijuam. Nuk shkuam direkt e në Menkulas, ku bëhej dasma. -Deri tëk kaçka dhe nuk ecim më tej, na qetësoi shoferi, ku ne u munduam të zbrisnim nga fugoni aty ku ndahej Ponçara me Menkulasin.

-Mos e hani në këmbë maloren. Me sy duket e shkurtër, por të lodh se do të ecini dhe disa metra më tej qafës. Por biseda për të hyrë fugoni në këtë fshat nisi që sa shkelëm këmbët brenda tij.

Në krahun tonë u ul një nënë e moshuar. Ajo vinte për në Ponçarë, fshat në krah të rrugës që nget për në Menkulas. -Nuk të çoj dot deri tek kaçka.

Të nisemi njëherë, tha plaka. Fugoni u ngarkua dhe me katër të të rinj, që u prezantuan se ishin nga Vlora, por nga e folmja do të qenë nga veriu i vendit. Të rinjtë e kishin kopsitur me shoferin dhe sa mbrritëm tek stacioni i Ponçarës fugoni nuk ndali por eci për në qëndër të Ponçarës. "Po jemi për në Menkulas, po na gjarpëron kot, i themi shoferit. E ku nuk të shpie Dritëroi, sa të lë këta të rinjtë, pastaj është dhe kjo plaka dhe m'u tek vendi ku do të bëhet ahengu do t'u lë se më porositi Samiu që sot pret miq. "Po ju me këta djemkat jeni". - na tha plaka Behare, - Ma fshehët rrugën që do të bëni. Nuk ju kam parë kësaj ane se unë e bëj gati çdo ditë këtë rrugë. Sqarohemi dhe me plakën dhe fugoni kthehet mbrapsht e na shpie në qëndër të Menkulasit. "Tek lokali në kat të dytë", na tha shoferi.

Menkulasi na u shfaq para, aty ku ne ishim në kilometrin e 10, pasi do të përshkonim dhe tre për të arritur. Në majën e një kodre si një shall rrethonin shtëpitë. Tingujt e një orkestre i ndiem sa zbritëm nga fugoni që e ngau rrugën për në fshatin Miras."Do të vonoheni ca se nuk e mbyllin lehtë ahengun këtu", na përcolli me këto fjalë ndarje shoferi një djalë i bëshëm.

Orkestra ishte ngritur

Një orkestër tradicionale në hyrje të lokalit i kishte ngritur veglat dhe, kur ne hyjmë brenda ata i dhanë dhe një oktavë më lartë. Endri Fifo, lëvizte me këngën në buzë. Si në një ditë dasme. Pak nga pak lokali u mbush plot dhe nisi ahengu dhe promovimi i librit që zgjati jo pak, por 6 orë. Të rinj, të moshuar nga Menkulasi e fshatrat përreth ishin mbledhur aty. Miq e shokë të Sami Begollit, të klubit dhe të Dritëroit. Nuk do të mungonte aty dhe Avni Hoxha moshatar që në rini me poetin. Lexoi përshëndjen pa syza. Pa u çua dhe kërceu valle dhe valse. -Paska njerëz të artit e të kulturës në Menkulas,- më thotë Ramadani. -Të gufon zemra kur dëgjon nipat e mbesat e Dritëroit, që këndojnë e recitojnë me ritëm. Këtu qënkan Dritëronj të tërë.

Bashkim Gjoza mbajti fjalën kryesore dhe në emër të klubit "Miqtë e Dritëroit", si kryetar i këtij klubi. Në 13 faqe të diskutimit të tij ai vuri në pah vlerat dhe përpjekjet që ka bërë autori i librit. Herë- herë nuk mungonte dhe nganjë ngritje gote për të thyer monotoninë dhe pse Bashkimi jo sikur fliste thjeshtë, por sikur recitonte. I emocionuar ndjehej vetë autori i librit Sami Begolli. " E poqëm si familje atë libër. Për mua është një ngjarje e paharruar kjo e sotmja ku marrin pjesë miq të mi, të Menkulasit, të Dritëroit. Nuk renda vetëm unë, por dhe gruaja duke qënë mësuese ao rrëmoi nëpër kujtime pleqsh e sepetesh. Po kështu dhe djali që më mbaroi për histori dhe ai u përpoq, duke shfletuar nëpër arkiva. Një falënderim të veçantë dua të bëj këtu edhe për pronarin e shtypshkronjës "Dija" në Pogradec, zotin Ilir Duka që ka punuar me kujdes çdo faqe të librit. Po kështu dhe komunën që më dha mundësi finaciare për daljen në dritë të këtij libri. E ma shtoni gëzimin të gjithë ju që merrnni pjesë sot në këtë takim. Më ka brerë një merak gjatë kohës që nxorëm librin në dritë. A do të ma pëlqenin lexuesit. A do të ma pëlqente vetë Dritëroi. Por jemi të kënaqur dhe kjo kënaqësi m'u shtua sot kur shoh këtë sallë të mbushur" e mbyll fjalën vetë Sami Begolli.



T'i themi që jemi

Kështue nisi diskutimin një i ftuar. - Që t'i themi Dritëroit që jemi ende këtu në Menkulas dhe duam që të mbetemi. Në këtë 77 vjetor të lindjes e donim të ish mes nesh, por në pamundësi ai erdhi pak me vonesë, jo me këmbë, por me zërin e tij. Por Fatmir Dangu fton për të kënduar një këngë për Dritëroin dy bilbilat e këngës popullore të Devollit, Nafiz Babin dhe Zija Pajën. Ndërsa Albert Qiraxhiu, që ishte ftuar të merrte pjesë, u mahnit dhe tha se nuk qënka vetëm Dritëroi në Menkulas. Paska ky fshat këngëtar recitues, të vjetër dhe të rinj. Në Menkulas poezia mjel këngën. Një diskutim ndryshe nga ata që kemi parë të bëhen në Korçë. Ajo që të binte në sy, jo vetëm në këtë takim, por edhe në ato që janë bërë në qytetin e Bilishtit është pjesëmarrja e grave dhe e vajzave. Në fjalën e tyre diskutantët nuk nxjerrin vetëm llavë urimi, por shprehin dhe mendime rreth librit. Vijnë të përgatitur. Na ka ndodhur disa herë në Korçë, që librat shpërndahen aty nga mezi i dikutimeve dhe dikutantët thonë fjalë të zgjedhura dhe në fund shprehin megjthatë tani na ra në dorë libri.

Ai që do tymin

e oxhakut

E si kishim kaluar disa orë tepër të kënshme, këtu në Menkulasin e Dritëroit që nuk na u dukën fare, një sinjal celualri bëri që salla të biente në qetësi dhe të dëgjonte zërine të madhit Dritëro që përshëndesti nga Tirana. Ora ishte 13 e mesditës. - Jemi mbledhur këtu në menkulas dhe të urojmë 77 vjetorin e lindjes. Por duam të dëgjojmë zërin, - i foli Sami Begolli. E nuk mungoi përgjigja e Dritëroit.- Ai që do tymin e oxhakut të tij, do atdheun e vet. Unë u përshëndes dhe jam aty tek ju, në aheng e në dolli. Do të doja të vija , por në pamundësi po ju flas të gjithëve se të gjithëve ua dëgjoj zërin. E pastaj si mbyllet celulari nuk mbyllen buzët e këngëtarëve. Endri Fifua do të rrëmbejë mikrofonin dhe kalon pranë çdo pjesëmarrësi duke e përshëndetur me këngë. Nuk mund të rrinin pafolur Arben Shaholli dhe Oliver Topçiu. Do të ngrihej disa herë Sulejman Zhuri. Nga vendlindja e Sterio Spases kishte ardhur Misto Nedelko, që përshëndeti në këtë takim të veçantë. Fatmiri që drejtonte tërë veprimtarinë mundohej që të qetësonte sadopak se të të tjerët donin që të ngriheshin e të thoshin dy fjalë. E, çmund të bëjnë më tepër ata që marrin grada e tituj se sa ka bërë Sami Begolli me të birin e vet, Eduardin?!

Libri është voluminoz dhe që në pamje të parë të rremben e të shpreh se për ta nxjerr është dashur shumë punë e përkushtim. Pothuajse për çdo fshat po shkruhen libra ku nxjerrin në dukje vlerat e tyre. Mirë bëjnë, pasi fshatra të tërë po shuhen së jetuari. Po jo çdo fshat ka atë që ka Menkulasi, Dritëroin. S'ka nxjerrë poet Menkulasi kurrë në jetë, i pari jam unë që nxori në rrugë të gjatë. Por jam i bindur se vetë ka qënë poet i vërtetë, dhe mua, ç'kish mbledhur, ma dha si dhuratë, shkruan në një vjershë poeti i jo vetëm i Menkulasit, por mbarë Shqipërisë, i vlerësuar me titullin "Nderi i Kombit".

Menkulasi është një fshat që ende nuk është braktisur nga banorët. Aty gjenden sot 200 familje. Ka bërë ca firo në këto vite. Nga goja e Sami Begollit marrim vesh se janë 70 familje që e kanë lënë fshatin, por që n uk e harrojnë. Kthehen herë pas here tek foleja. Nuk është fole e braktisur Menkulasi.



                   Arkiva                                                                                            arkiva 2001-2007

•  Do i kthejme liqenit te Ohrit kthjelltesine
•  Nën hijen e Tomorit
•  Nxënësit, "leksion qytetar" për riciklimin e mbetjeve...
•  Vazhdon dominimi i grimcave kancerogjene
•  Kanioni i Osumit, perla e pazbuluar nga turistet
•  Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët
•  Miratohet plani urbanistik i Voskopojës
•  Katalogohen pikturat murale të Voskopojës e Vithkuqit
•  Si ishin kufijtë e Korçës 500 vjet më parë
•  Universiteti i Korçës hap një filial në Pogradec
•  Shtepia Rumune u perket te rinjve
•  Sulidh-ët dhe "perandoria" e tyre fotografike
•  Kori Lira, 80 vjet traditë muzikore
•  Familjet e Medha dhe Shqiperia
•  Një libër për sjelljen shqiptare ndaj hebrenjve
•  Intervistë me prefekten, mbi investimet dhe parashikimet për vitn në...
•  Virtuozi në Orkestrën e Augsburgut
•  Restaurim për katër monumente kulture në Korçë
•  Odise Paskali, skulptori që shkruante për shpirtin
•  Ndërtimet dëmtojnë sitin arkeologjik
•  Shuhet në Bullgari shkrimtari shqiptar
•  Në studion e piktorit Guri Madhi
•  Nëse nuk do të jem ndonjëherë në skenë ju kërkoj të falur të gjithëve
•  4 varrezat greke në Shqipëri-gurë kilometrikë të ëndrrës...
•  Këshilla për nënat e rejaTë
•  Tashko Ilo, patrioti që solli me vete këngën "Rreth flamurit të...
•  Stilistja korçare: Shqipëria ime është në Ukrainë
•  GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Parashqevi Qiriazi, e vetmja grua e Kongresit të Manastirit
•  Shpresë për rrugën e Korçës
•  Pormovohet libri i përkthyer në shqip i Presdentit Devlyn
•  Solisti korçar çon "shëtitësit" e Augsburgut në vendlindje
•  Shtëpia e antikuarëve, streha e koleksionistit korçar
•  Analizë Darvini kundër hyjnive
•  Opinion - Vrapi për arin nuklear
•  45 piktorë në gjurmët e Mios
•  Çërrava, mrekullia e fshehur e natyrës
•  Komuniteti evropian 400 mije euro per vlerat e voskopojes.
•  Turistët anglezë mahniten te fabrika Birra Korça
•  Qytetërimi i Pelionit te lashte, historia e te fshehta
•  Voskopoja si mu duk!
•  Korça e 2010-s, më shumë para për qytetarët
•  Balta dhe gropat, misioni i vështirë drejt Korçës
•  Zamira Kita sjell Vellon e bardhë në Korçë
•  Qyteti drejt destinacionit turistik ndërkombëtar
•  Korçë, gati lejet për të ndërtuar në kodra
•  Ushtare te kohes
•  Në çifligun e Esat Pashë Toptanit
•  Ballaurët ishin të pasur, por edhe të dashuruar me Voskopojën.
•  Kushte komode dhe asnjë mësues të papunë
•  Do t’u shemben banesat për të ngritur pallat për të pastrehët
•  Korrupsioni, 600 banorë padisin, ndërsa Prokuroria hesht
•  Mateo Frroku: Talenti i këngës nuk i ndahet çmimeve që kur ishte 10...
•  Prodhimi “Made in Albania”, ul çmimet
•  Dr Polena, mjeshteri i madh i kirurgjise shqiptare
•  Vuajtjet dhe përndjekjen time, me mosbesim e morën për sajesë..
•  Nga 400 studentë vetëm 100 prej tyre aplikojnë për master
•  Tërmete në Korcë, fuqia 4.5 ballë
•  Bardh e zi, mbret në fotografi
•  Nga një bisedë e veteranit Spiro Meksi me një tregëtar arkond, Ju...
•  E ndeza tere Devollin ne kenge
•  Mes Malit të Thatë dhe kënetës së tharë
•  Kur rrugët tregtare të Evropës kryqëzoheshin në Shqipëri
•  Obama e McCain flasin për të krishterët
•  Perfundimi i aksit Korce-Dardhe
•  Me artistin e popullit Stavri Shkurti
•  Legjenda e bajames
•  Patrioti Petro Ilia Tërpini shpallet nder i Korces
•  Së shpejti, një hartë orientuese për turistët
•  Vajzës së Vangjush Mios, i bie në dorë aparati i të atit
•  Një verë me Lasgushin
•  Poliklinika e Korçës, investohen 533 mijë euro
•  Vertetimet e faktit,lene pa pyll pronaret e ligjeshem te Bozdovecit
•  Shqiperia nuk eshte vetem Tirana
•  25 fakte magjepsëse për dashurinë
•  Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë
•  Ju tregoj si e dogjën gjermanët Borovën më 6 korrik 1943
•  Studentet e rinj, pranime me mesatare mbi 6,5 per disa dege
•  Korça zbulohet si qendra e prehistorisë në Shqipëri
•  TONA, fabrikë e re në industrinë e mishit për të konkurruar në...
•  Kosova dhe kontrasti i simboleve shtetërore
•  Prehistoria e Korçës drejt një muzeu
•  Paraja elektronike, e ardhmja e parasë
•  KFW, projekt per ndertimin e nje landfilldi ne Korce
•  Shpella e Trenit, drejt shpalljes zone arkeologjike
•  Djegia e plehrave ndot ujin e Korçes
•  Vithkuqi, fshati piktoresk i preferuar nga piktoret korcare
•  Zhvillohet Panairi i Punes 2008
•  Liberalizimi i vizave për shqiptarët, ping-pongu i politikës greke
•  Pasaporta e qytetit
•  REX-kinemaja e parë moderne në tiranë
•  Çmendet Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare
•  Vallja e lumtur
•  Karnavalet e Korces
•  Arrest shtëpie për pedagogun,u kap me nje studente.
•  Korçë, mbërrijnë artistë nga e gjithë bota për të krijuar vepra...
•  Turizmi
•  85 vjecaria qe rezaton mencuri e miresi
•  Guri Madhi, rikthim në shtëpi
•  Apokalipsi i Voskopojes
•  Shqipëria në NATO, ditën e Karnavaleve te Korces
•  Rroftë Asdreni!... Marrshi Asdren!... Marrshi shqiptar!
•  Elsa Ballauri tek Qyteti im
•  Utica College se shpejti edhe ne Korce
•  Investime
•  Projekti për Zonën Këmbësore ne fokusin qytetar
•  Prefektja Zefi,vizite pune ne Selanik
•  Diogjeni i valles devollice
•  Kolonja në sfondin e historisë
•  Rikthehet ne skene Sherif Merdani
•  Portret
•  Pogradeci, “liqeni i dritës”
•  Kampionati i peshengritjes
•  Partizani blen tre “ujqër” korçare
•  Shfaqja polake rrëmben trofeun e monodramës në Korçë
•  Prokuroria e Korçës, avokatja e abuzimit dhe korrupsionit
•  Mbretëresha Margaritë...
•  Të përbashkëtat e mia me Sherif Merdanin
•  Nis gara e monodramës në Korçë
•  Alarmi rritet inflacioni me 4.6%, cmimet ne stratosfere
•  Infrastruktura ne Korce, investohen 14 projekte
•  Korce, do rehabilitohen rezervuaret
•  Buxheti i Bashkisë Korçë 2008
•  Petraq Gambeta,Balzaku Korcar i diteve tona
•  Product of Korca
•  Fushata sensibilizuese per nje Korce me te paster.
•  Borovarja bukuroshe
•  Qyteti per femijet
•  Shtator-Dhjetor
•  Tuma e Kamenices
•  Prespa park
•  Korca ne luften e pare boterore dhe Republika e saj
•  Së bashku për një qytet me te gjelber
•  Projekt per restaurimin e Pazarit te vjeter
•  Muzeu i ri i Artit Mesjetar
•  Zfgjimi i indergjegjes kombetare
•  Qyteti social
•  Qyteti mbështet të rinjtë
•  Korrik-Gusht
•  Korca-city
•  Ai shtet që nuk e vlerëson figurën e mesuesti deformon fytyren e vet
•  Struktura e re e Bashkisë me funksione të ndara
•  Bashkia për qytetarët
•  Sport për të gjithë
•  Maj-Qershor
•  Mars-Prill
•  Kalendari i sezonit festiv
•  Projektet per vitin 2008
•  Cila është zanafilla e emrit të qytetit
•  Arti ikonografik ne Shqiperi
•  Dhjetë rregullat e dashurisë në ambientet e punës
•  Eksperienca në universitet, pjesa më e bukur e jetës
•  Joseph Swire,Zogu dhe e vërteta e Shën Naumit
•  Ballaurët, historia e një fisi me shumë personalitete
•  Gjallerohet jeta ekonomike e kulturore
•  Kurbeti plage e rende
•  Infrastruktura rrugore
•  Veshtrim historik
•  Sherbimi shendetsor
•  Klima mjedisi
•  Arsimi
•  Church of St. Prodrom, Voskopoja
•  Bazaar of Korca
•  The church of Shipska
•  Pikturat e shkembit te spiles
•  Zgjimi i indergjegjes kombetare
•  BE vendos debimin e refugjateve
•  Rritja e vlerës së euros, ndaj dollarit, alarmon biznesmenët në Evropë
•  Pashket ne Korce, celet panairi i poceve te baltes
•  National Museum of Medieval Arts - Korce
•  National Education Museum - Korce
•  “Fir of Drenova” National Park
•  Kolonja
•  Gadishulli i Linit
•  Boboshtica
•  Vithkuqi
•  Voskopoja
•  Dardha









Pseudonimi
Fjalekalimi
Perdorues i ri Regjistrohu!
 


     Kontakto     Perdorimi      dar-korce                                                                                   Copyright © 2001-2008 Korcavizion.com    Fuqizuar nga  www.albvirtual.com

Powered by: PHPCow.com