.
Zyra e informimit qytetar
Prezantim i mënyrave të reja të informimit
Ndërveprim me qytetarët
Përfshirja në vendimmarrje
Gazeta “Qyteti im”
Zyra e informimit qytetar
Përshkrim shkurtimisht:
Rritja e transparencës ndaj qytetarëve rritja e cilësisë së shërbimit dhe zgjidhja e problemeve të tyre.
Realizimi: Mars
Buxheti: 1 000 000 Lekë
Prezantimi i mënyrave të reja të informimit
Përshkrimi shkurtimisht:
Me qëllim rritjen e cilësisë së informimit dhe sasisë së informacionit Bashkia do të zhvillojë mënyra të reja të informimit, ku do të përfshihen:
- Ekspozita
- Publikime Statistikore
- Gazeta
- Website
- Stenda Informuese
- Broshura
Realizimi: Mars - Dhjetor
Buxheti: 1 000 000 Lekë
Ndërveprim me qytetarët
Përshkrimi shkurtimisht:
Për të përmbushur angazhimin drejt një qeverisje më të mirë Bashkia e Korcës do të synoje rritjen e ndërveprimit me qytetarët nëpërmjet organizmit të:
Ekspozitave ku te shfaqen projektet e Bashkise
Workshopeve
Debateve publike
Takimeve informuese
Realizimi: Mars - Dhjetor
Përfshirja e publikut në vendimmarrje
Përshkrimi shkurtimisht:
Përfshirja e Publikut në Buxhetim do të orientojë Bashkinë drejt kërkesave të qytetarëve.
Realizimi: Prill - Gusht
Buxheti: 200 000 lek
Gazeta “Qyteti im”
Përshkrim shkurtimisht:
Buletini i Bashkisë, tani ka një tjetër formë. Ai del nga formati i vjetër formal dhe kthehet në një gazetë të emërtuar “Qyteti im”. Gazeta do të fokusohet në dhënien e informacioneve të dobishme për qytetarët si dhe në pasqyrimin e aktiviteteve të ndryshme të organizuara në qytetin tonë. Ajo çka është më e rëndësishmja, tashmë biznesi do të ketë një vend të veçantë në këtë gazetë duke pasur hapësirën e vet publicitare.
Lexuesit e gazetës “Qyteti im” mund të kthehen në klientët tuaj të ardhshëm!
Qyteti im