PC për të gjithë
Përshkrim i shkurter:
Projekti synon përhapjen e kompjuterit nëpërmjet dhurimit të 30 kompjuterave për maturantët më të mirë të vitit shkollor 2007-2008. Projekti ka filluar vitin e kaluar me dhurimin e 14 kompjuterave dhe synon të vazhdojë duke shtuar nga viti në vit numrin e kompjuterave qe do të dhurohen.
Nëpërmjet këtij projekti synohet stimulimi i nxënësve maturantë me rezultatet më të mira dhe perhapja njëkohësisht e teknologjive të informacionit.
Realizimi: 10.09.2008
Buxheti: 7,500 Euro ( 30PC x 250 Euro )
Olimpiada e Informatikës
Përshkrim i shkurtër:
Projekti konsiston në organizimin e olimpiadës së informatikës ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme të qytetit. Nëpërmjet këtij projekti synohet të nxiten aftësitë informatike të brezit të ri dhe dëshira për përdorimin e teknologjive të informacionit. Fituesit e olimpiadës do të shpërblehen me kompjuter, abonim një-vjecar në shërbimet e internetit të shpejtë etj.
Buxheti: 300,000 lek
Mësojmë Online
Përshkrim i shkurtër:
Projekti synon krijimin e mundësive për personat e interesuar, kryesisht studentë dhe pedagogë, që të kenë akses në database të ndryshme online. Në kushtet kur literatura teknike në bibliotekën e qytetit apo edhe në bibliotekën e Universitetit Fan S. Noli nuk është rinovuar, përdorimi i database online do të krijojë një mundësi të shpejtë për personat e interesuar për të pasur akses në burime informacioni, artikuj shkencorë etj të aktualizuar. Aksesi i tyre do të mundësohet në sallën e PC-ve pranë Bibliotekës së Qytetit.
Mësojmë Internetin
Përshkrim i shkurtër:
Nëpërmjet kurseve të shkurtra synohet që të mësohen programet bazë të navigimit në Internet dhe përdorimit të email-it. Kurset do të zhvillohen tek salla e internetit pranë Bibliotekës së qytetit. Kohëzgjatja e kurseve do të jetë një-javore.
Projekti synon përhapjen Internetit dhe email-it tek grupe të ndryshme të popullsisë.
Buxheti i përafërt për 1 vit: 250,000 Lekë ose 350,000 Lekë me projektor
Bashkia 24/7
Përshkrim i shkurtër:
Projekti synon krijimin e mundësive për qytetarët që të aksesojnë informacione të ndryshme të Bashkisë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kjo do të realizohet nëpërmjet vendosjes të një terminali të të dhënave në hollin e Bashkisë. Nëpërmjet këtij terminali qytetarët do të kenë mundësi të aksesojnë faqen e Internetit të Bashkise si dhe informacione te ndryshme qe ndodhen ne serverin e Bashkisë dhe në të ardhmen edhe database-in e punëdhenësve të ndryshëm.
Zbatimi i projektit do të sjellë:
- Përmirësim të komunikimit të Bashkisë me qytetarët
- Rritje të popullaritetit dhe nevojës për përdorimin e internetit midis qytetarëve të Korcës.
Hot Spots
Përshkrim i shkurtër:
Në dy ose më shumë pika të qytetit (vende publike si bare etj) do të krijohet mundësia e aksesimit të Internetit wireless dhe pa pagesë.
Projekti synon popullarizimin e internetit dhe t’i japë qytetit një IT imazh.
Buxheti i perafert: 2,000 Euro për 2 pika hot spot/ për një vit
Memoria e Korçës
Pershkrim i shkurtër:
Projekti synon krijimin e një faqe interneti të bazuar mbi dixhitalizmin e trashëgimisë kulturore të Korcës. Kjo nënkupton seleksionimin dhe përzgjdhjen në menyrë sistematike të trashëgimive të depozituara në muze, galeri, arkiva, shtëpi dhe atë në gjendje të lirë në natyrë. Do të jetë një faqe e tipit marketues të vlerave tradicionale si për pjesën tjetër të Shqiperisë ashtu dhe për jashtë (fillimisht në shqip dhe anglisht). Nga faqja do të jetë e mundur të shkarkohen foto (me rezolucion te zvogeluar), audio, video, prezantime slide-show që do të përgatiten nga profesionistë.
Zbatimi i projektit do të sjellë:
Marketim i vlerave dhe trashegimisë qytetare, kulturore, artistike dhe intelektuale të qytetit
Rritje të popullaritetit dhe nevojës për përdorimin e internetit midis qytetarëve të Korcës
Kontribut per shtimin e vizitorëve dhe turizmit në qytet
Buxheti i perafert: 1,500,000 Lekë
Punësimi Online
Përshkrim i shkurtër:
Projekti synon të mundësojë aksesin e database-it të të dhënave për punëkërkuesit ose punëdhënësit potencialë. Kjo do të mundësohet nëpërmjet bashkëpunimit me Zyrën e Punës Korcë, e cila në kuadër të një projekti pilot është duke ndërtuar këtë database të dhënash, si dhe me DHTI Korcë. Punëkërkuesit që do të paraqiten pranë bashkisë Korcë do të kenë mundësi të kontrollojnë në mënyrë elektronike pranë sportelit të informacionit të Bashkisë Korcë, ose në terminalin e informacionit të Bashkisë për punëdhënës potencialë. Ky shërbim do të mund të ofrohet edhe nëpërmjet një linku në faqen e Internetit të Bashkisë Korcë.
Zbatimi i projektit do të sjellë:
Përmirësim të funksionimit të tregut të punës në Bashki dhe zonën përreth
Marketim të potencialit të burimeve njerëzore të qytetit dhe zonës përreth
Rritje të popullaritetit dhe nevojës për përdorimin e internetit midis qytetarëve të Korcës
Mundësi për rritjen e nivelit të punësimit
BASHKIA KORÇË Të gjitha këto projekt-ide së bashku me ju, duam t’i bëjmë realitet, me qëllimin e përbashkët final, kthimin e Korçës në qytetin ku duam të jetojmë. Faleminderit!Tel: 457-55, 430-47, 430-51